Vëllezërit nga Prishtina arrijnë sukses jo vetëm në tregun europian, por edhe me gjerë - Business Magazine Albania

Vëllezërit nga Prishtina arrijnë sukses jo vetëm në tregun europian, por edhe me gjerë


Qytetarët e Kosovës dita ditës po shënojnë suksese të mëdha në tregun europian, por edhe me gjerë.

Janë vëllezërit Hashimi nga Prishtina që me kompaninë e tyre të ndërtimit në Gjermani, E-BAU kanë arritur që të renditen me kompanitë lidere në tregun gjermanë falë kualitetit dhe cilësisë që ofrojnë në treg. Alberti, njëri nga vëllezërit Hashimi ka treguar në detaje sfidat që kaluan gjatë rrugëtimit të tyre si kompani e deri tek suksesi që tashmë kanë arritur.

Ai ka bërë të ditur se këtë sukses nuk e kanë ndarë vetëm me popullin gjerman, por biznesin e tyre kanë filluar ta shtrijnë edhe në Kosovë, ndërsa për vitin 2018 paralajmëron diçka cilësore që do t’ua ofrojnë bashkëvendësve të tyre në Prishtinë. Alberti mes të tjerash ka konfirmuar se në numrin e punëtorëve të tyre në kompaninë E-BAU, kanë filluar t’u shtohen edhe punëtorë nga Kosova që tashmë mund të pajisen me lejë pune nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.

Për sfidat e deri tek suksesi i kompanisë shqiptaro-gjermane E-BAU, Albert Hashimi ka treguar në detaje rrugëtimin e kompanisë që ai udhëheq që nga viti 1997, për të cilën tha se nuk ka qenë aspak rrugë e lehtë që shtetasit e Kosovës të hyjnë në tregun gjerman.

“Ne kemi filluar punën në vitet e 97-ta më vëllezërit e mi, Enverin dhe Fadilin. Në atë kohë kur ne kemi filluar ndërtimin nuk kemi pasur kapital të mjaftueshëm për të qenë konkurrentë të tregut gjerman. Kemi filluar me diçka shumë të vogël, një automjet dhe me disa vegla. Pas shtatë vitesh funksionimi kemi kuptuar sistemin e të qenurit kompani ndërtimi, derisa kemi ndërtuar sistemin e Administratës dhe kontaktet me investitorët. Në 7 vitet e para të krijimit të kompanisë nuk ka qenë e lehtë. Jemi përballur me sfida të shumta si shtetas të huaj madje ne kemi qenë me mosha të reja për të na konsideruar seriozë dhe pronarë të një kompanie. Por pas 7 vitesh, me punësimin e disa shtetasve gjermanë në Administratë ku na është çmuar puna që kemi pasur për gjithë ato vite duke ndërtuar me shumë kualitet, duke mbajtur fjalën dhe duke qenë të sinqertë ndaj investitorëve dhe kemi arritur që pas 7 vitesh të vijmë tek projektet e mëdha,” tha Hashimi.

Ai mes të tjerash ka treguar se çfarë bëri kompania E-BAU, që arriti ketë sukses që ka tani, duke përmendur sinqeritetin ndaj investitorëve, por mbi të gjitha edhe respektin ndaj punëtorëve.
“E-BAU u bë e suksesshme nga kualiteti i saj në punë, sinqeriteti ndaj investitorëve, por edhe respekti ndaj punëtorëve. Ne nuk kemi marrëdhënie shef punëtor, por kemi një harmoni mes nesh dhe punëtorëve çka mendoj se ky është edhe motivi i tyre për punë. Momenti kur ti e motivon një punëtor aty edhe reflekton puna e tij,” tregoj ai.

Albert Hashimi bëri të ditur edhe projektet e tyre që kanë patur në Kosovë siç është ai për Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ndërsa në vitin 2018-të, qytetarëve në Prishtinë do t’u ofrohet objekte banesorë me norma të ndërtimit gjerman.

“Në vitin 2007-të deri në 2010 kemi ndërtuar disa objekte për Ambasadën Amerikane në pronën tonë që u kemi huazuar. Kjo ka qenë puna e parë që kemi realizuar, kështu që e kemi plan për vitin 2018-të të realizojmë edhe projektin e parë në Prishtinë. Projekti i parë është ai i kompanisë- EBAUFIX, me partner Petrit Binakun, ku secili produkt i kësaj kompanie është certifikuar me një certifikatë në të cilën materiali mundësohet për eksport në tregun europian. Për momentin jemi duke e rritur edhe pikën për selikon dhe fasada. Për momentin 64 produkte, të cilat kanë filluar të eksportohen në Gjermani nga ana e prodhimit. Projekte për 2018-të do të jenë objekte afariste me material dhe mbikëqyrje nga Gjermania me të cilin projekti do t’u ofrojë qytetarëve në Prishtinë një objekt për banim me norma gjermane,” ka bërë të ditur Alberti.

Përfaqësues të kompanisë E-BAU para pak ditësh ishin prezentë në panairin e Punës në Prishtinë, ku vlen të theksohet se tek stenda e tyre vërehej një interes mjaft i madh nga të rinjtë e Kosovës për t’u punësuar në Gjermani.

“Ne me kompaninë E-BAU dhe EBAUFIX kemi qenë prezentë në panairin e punës në Prishtinë që është organizuar nga GIZ gjerman në bashkëpunim edhe me Unionin e Bizneseve, pasi Alberti është edhe në Kryesinë e këtij Unioni. Atë ditë në panair kemi pasur rreth 470 persona që kanë aplikuar për punë, ku nga ky numër është filtruar lista dhe 33 persona janë të kualifikuar dhe kanë mundësinë të vijnë për t’u punësuar në kompanitë tona në Gjermani. Po shpresojmë që do të ketë lehtësira rruga e pajisjes me viza në Ambasadën Gjermane, të kemi bashkëpunim me Ambasadën dhe t’i realizojmë këto punë, por kërkesat për t,u pajisur me viza pune janë të shumta dhe ne i mirëkuptojmë,” tregoi mes të tjerash njëri nga vëllezërit.

Albert Hashimi nuk është vetëm një biznesmen i suksesshëm në Gjermani, por ai është pjesë e partisë gjermane CDU, ku mes të tjerash ka treguar për dallimet që ka politika atje dhe në Kosovë. Alberti është treguar i hapur për bashkëpunim me përfaqësuesit qeverisë që do të vijë në Kosovë për të cilën tha se nuk e kanë te lehtë të bëjnë politikë kur dihen problemet ekonomike me të cilat ballafaqohet Kosova.

Kompania E-BAU ka gjithsej 470 punëtorë në firmat e tyre ku operon në Duesseldorf të Gjermanisë dhe në të ardhmen synon të punësojë edhe 100 persona nga Kosova.

burimi: kosovapost.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0