A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre nëse kanë dritare të vjetra? Humbja e nxehtësisë gjatë dimrit është një problematikë për shumë prej nesh. Nga kornizat e vjetra të dritareve dhe termostatet deri te pajisjet ‘vampirike’ që janë gjithmonë të ndezura, ka mënyra të ndryshme se si mund ta mbani nxehtësinë brenda shtëpisë.
Hiqni nga priza pajisjet ‘vampire’
Kur themi pajisje ‘vampir’, i referohemi televizorëve, regjistruesve, mikrovalëve, telefonave, tabletëve dhe laptopëve. Shpesh i lëmë këto në prizë edhe kur largohemi nga dhoma apo shtëpia. Megjithatë, edhe kur nuk i përdorim ato dhe janë të fikura, mund të shpenzojnë ende energji. Heqja e tyre nga priza mund t’ju kursejë mbi 70 dollarë në vit, para që mund të shpenzoni për nevojat e shtëpisë, si ushqimi dhe gjëra të tjera thelbësore .
Përdorni dritat inteligjente LED
Sigurisht, dritat tuaja mund të mos përbëjnë një pjesë të madhe të faturave tuaja të energjisë elektrike, por sigurisht që ato luajnë një rol. Edhe nëse mund të kurseni 20 dollarë në vit, ia vlen të ndryshoni të gjitha llambat tuaja të vjetra, me LED me efikasitet energjie. Jo vetëm kaq, por ju reduktoni emetimet e dioksidit të karbonit.
Një përfitim tjetër i disa llambave LED është se ato janë inteligjente, që do të thotë se mund t’i lidhni me pajisjen tuaj celulare dhe t’i kontrolloni aty ku jeni. Pra, edhe nëse largoheni nga shtëpia dhe harroni të fikni dritat, mund ta bëni atë nga telefoni juaj në distancë.
Dritaret
Shumë jetojnë në shtëpi apo pallate të vjetra ku humbasin nxehtësinë nga boshllëqet e vogla midis dyshemesë, dritareve dhe dyerve ose nga oxhaku. Më mirë shpenzoni në përmirësimin e tyre, se në faturat e çdo muaji.
Izoloni çatinë ose papafingo tuaj me tekstil me fije qelqi të përballueshëm ose lesh natyral deleje.
Izoloni tubat
Tubat e ujit që janë të ekspozuar ndaj temperaturave vërtet të ulëta mund të bëjnë që uji të kërkojë më shumë kohë për t’u ngrohur. Prandaj, mund ta rrisni temperaturën për të përshpejtuar procesin. Ky proces përdor më shumë energji, duke çuar në rritje të faturave të energjisë elektrike.
Kjo është arsyeja pse është më mirë të izoloni tubat e ujit dhe të zvogëloni sasinë e energjisë që nevojitet për të ngrohur ujin. Materiali izolues është i lehtë dhe i lirë për t’u marrë.
Shikoni ciklet e lavatriçes tuaj
Shumë prej jush mund t’ju kenë thënë se për t’i pastruar rrobat në mënyrë efikase, duhet të përdorni ciklin 60 gradë. Megjithatë, kjo është e rreme dhe gjithashtu e kushtueshme. Ciklet më të ulëta marrin më pak energji sepse përfundojnë më shpejt. Ju mund të ndiqni tre këshilla të thjeshta nëse doni të ulni konsumin tuaj vjetor të energjisë.
Përdoreni lavatriçen tuaj në cikle 30° ose 40°.
Hapni perdet tuaja
Mund të tingëllojë e thjeshtë, por hapja e perdeve të dritareve gjatë ditës kur ka diell mund të ngrohë hapësirat e brendshme. Mund t’i mbyllni pasi dielli të ketë perënduar për të ruajtur nxehtësinë.
Nëse jeni adhurues i perdeve, zgjidhni pëlhura cilësore dhe të trasha që janë ideale për gjatë gjithë vitit. Ju mund të përdorni jo vetëm një, por dy shtresa për të përmirësuar ruajtjen e nxehtësisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.