Në Japoni, një aplikacion që po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar është CatsMe. Siç sugjeron emri, ky aplikacion është i dedikuar për macet. Nuk është për t’u habitur, pasi në Japoni ka shumë kafshë shtëpiake. Në vitin 2023, në Japoni kishte pothuajse 16 milionë mace dhe qen, një numër më i madh se ai i fëmijëve nën 15 vjeç.
Mayumi Kitakata, një pronare e përkushtuar e disa maceve ndër vite, së fundmi ka kërkuar ndihmën e AI për të zbuluar dhimbjen e maces së saj, Chi. “Ajo është në një moshë ku do të shfaqen gjithnjë e më shumë sëmundje,” thotë Kitakata.
Profesori i Universitetit Nihon, Kazuya Edamura, vuri në dukje se ndërsa veterinerët shpesh mund të tregojnë nëse një kafshë ka dhimbje, për pronarët e kafshëve shtëpiake kjo është më sfiduese. Sipas Edamura, mbi 70 për qind e maceve të moshuara kanë artrit ose dhimbje, por vetëm 2 për qind e tyre vizitojnë një spital.
CatsMe u zhvillua nga Carelogy, një startup teknologjik, në bashkëpunim me studiues nga Universiteti Nihon. Aplikacioni, i përdorur nga mbi 230 mijë klientë që nga fillimi i tij vitin e kaluar, thuhet se ofron mbi 95 për qind saktësi, që pritet të përmirësohet me më shumë të dhëna. Fillimisht, AI për zbulimin e dhimbjes te macet u prezantua si CPD (Cat Pain Detector) në vitin 2023, por u riemërua si CatsMe në janar të vitit 2024. Tani, aplikacioni ka kaluar në një shërbim bazë me pagesë, duke ofruar veçori të mëparshme ekskluzive për anëtarët premium.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.