Udhëtimet drejt Zvicrës do të zhvillohen pa kufizime. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qytetarët se autoritetet në Zvicë, kanë vendosur heqjen e të gjithë masave në kufi për udhëtimet drejt këtij shteti, në kushtet e Covid-19.
Duke filluar nga 17 Shkurti 2022, nuk do të kërkohet certifikatë vaksinimi apo shërimi, as provë testi negativ anti-covid dhe as formulari (PLF) për të hyrë në Zvicër.
Pritshmëritë janë që gjatë muajit të ardhshëm, edhe disa vende të zhvilluar të Europës të lehtësojnë masat e tyre shtrënguese dhe të bëjnë më të lehtë lëvisjen e njerëzve.
Lexo: 6 gjërat që duhet të përfshini në planin tuaj 10-vjeçar
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.