Kohët e fundit si katër vjet më parë, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, identifikoi zhvillimin e një roboti të veçantë shtëpie të quajtur Vesta si një nga përparësitë e kompanisë. Me emrin e koduar “Vesta”, sipas perëndeshës romake të vatrës, shtëpisë dhe familjes, projekti mbikëqyret nga Gregg Zehr, i cili drejton sektorin e kërkimit dhe zhvillimit të pajisjeve Amazon1212 Lab126 me seli në Sunnyvale, California.– ata gjithashtu bënë Amazon Kindle, Echo, si dhe Alex, ndihmësin e zërit.
Për një kohë, kishte informata për Vesta, por ende nuk ka asnjë informacion zyrtar. Sidoqoftë, falë njerëzve që punojnë në projekt, të cilët (natyrisht në anonimitet të plotë) ndanë disa informata me gazetarët, më në fund kemi detaje të reja në lidhje me Vesta.
Për shembull, nuk dihej deri më tani se më shumë se 800 njerëz punojnë në Vesta, as se do të jetë një robot “me madhësinë e rreth dy maceve”. Do të ketë një ekran, kamera dhe sensorë falë të cilave do të shmang përplasjet me njerëzit dhe gjërat përreth shtëpisë. Ai, sigurisht që do të mbështesë punën me Alex-an, dhe është interesante që nuk dihet ende se çfarë saktësisht do t’i shërbejë. Dihet që ai do të ndihmojë njerëzit në një farë mënyre, por nuk dihet saktësisht se si do ta bëjë atë.
Sipas informacionit të zbuluar nga punonjësit, drejtuesit e Amazon kanë frikë se Vesta mund të mos tërheqë përdorues, sepse nuk do të duket veçanërisht e dobishme për ta. Raportohet se, strategjia në lidhje me këtë robot është ndryshuar disa herë, dhe një shumë e madhe parash i është dhënë zhvillimit të tij, kështu që nuk është për t’u habitur që Amazon nuk ndahet me Vesta aq lehtë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.