8 udhëheqës biznesi ndajnë shprehjet që u japin atyre forcë për të ecur përpara - Business Magazine Albania

8 udhëheqës biznesi ndajnë shprehjet që u japin atyre forcë për të ecur përpara


BusinessMag ju sjell në këtë artikull disa nga shprehjet më frymëzuese të disa prej liderëve kryesorë të biznesit.

Shprehjet e fuqishme janë më shumë sesa fjalë, ato mund t’ju drejtojnë duke ofruar mençuri kur keni nevojë më së shumti.

  1. Mark Cuban, biznesmen, investitor, autor dhe filantrop

Sot është dita ku jam më i ri. Do të jetoj kështu.“- Mark Cuban

  1. Richard Branson, themelues i Grupit Virgin

Edhe nëse bini me fytyrë, ju ende jeni duke ecur përpara.” – Victor Kiam

  1. Julie Larson-Green, Microsoft

Suksesi arrihet shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.” – Coco Chanel

Lexoni: 9 shprehje që do t’ju motivojnë të jepni më të mirën tuaj

  1. Andrew Yang, themelues dhe CEO pranë Venture for America

 “Asnjëherë mos dyshoni se një grup i vogël qytetarësh të zhytur në mendime mund të ndryshojnë botën; në të vërtetë, është e vetmja gjë që e ka bërë këtë.” – Margaret Mead

  1. Howard Schultz, kreu ekzekutiv pranë Starbucks

“Çdo herë që një njeri ngrihet për një ideal, ose vepron për të përmirësuar shumë të tjerët, apo godet padrejtësinë, ai dërgon shpresë duke krijuar një rrymë që mund të rrëzojë muret më të forta të shtypjes dhe rezistencës.” – Robert F. Kennedy, 1966

  1. Alexandra Cavoulacos, themeluese e Muse dhe autore

Unë e kam dashur gjithmonë shprehjen nga Walt Disney – “Është kënaqësi të bëj të pamundurën.” Kjo shprehje më kujton se nuk ka kufizime për atë që ne mund të parashikojmë, krijojmë dhe ndërtojmë.

  1. Samer Hamadeh, themelues dhe CEO pranë Zeel

 “Kurrë mos u dorëzoni, kurrë mos u dorëzoni, kurrë, kurrë, kurrë, kurrë.” – Winston Churchill, 1941

  1. Lynda Resnick, nënkryetare dhe bashkëpronare e kompanisë Wonderful

 “Frymëzimi ekziston, por duhet t’ju gjejë duke punuar.” – Pablo Picasso

/thriveglobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0