7 sjellje që do ju motivojnë çdo ditë - Business Magazine Albania

7 sjellje që do ju motivojnë çdo ditë


Ka shumë modele  psikologjike dhe teori  për të motivuar veten . Shpeshherë ato janë të ndërlikuara dhe  kthehen në pengesë.  Bëni kujdes të zgjidhni modele që i përshtaten stilit tuaj të jetesës. Më poshtë mund të gjeni disa mënyra të thjeshta për të qenë i motivuar gjithë kohën.

1. Bëni pushime

Mënyra  e vetme që të keni një rendiment të lartë në punën tuaj  janë pushimet. Kombinimi i pushimit me punën ju bën efektiv. Mundohuni t’i shfryëzoni sa më mirë fundjavat dhe mos harroni të merrni pushimet vjetore.

2. Mos i tregoni njeriu.

Çdokush i vë qëllime vetes për të arritur diçka. Për shembull disa duan të heqin disa kile të tepërta duke mbajtur një dietë.  Bëni mirë që qëllimet  mos t’i ndani me të tjerët. Mos i përdorni mediat sociale si Facebook, për të treguar arritjet tuaja. Ky veprim mund të kthehet  në pengesë për vazhdimësinë tuaj. Disa komente positive nga miqtë, mund të bëjnë të besoni se ja keni dalë, por e vërteta mund të jetë se  s’keni arritur as gjysmën e qëllimit .

3. Festoni arritjet tuaja

Sado të vogla të jenë fitoret tuaja, bëni mirë që të festoni. Kjo s’do të thotë të organizoni festa të çmendura. Blerja e një dhurate të vogël, qoftë kjo ëmbëlsira juaj e preferuar, do ta ndryshojë ritmin e ditës.  Festimi i arritjeve është një sjellje positive që do ju ndihmojë të mbani lart motivimin.

4. Silluni mirë me veten.  

Mos e krahasoni veten tuaj me arritjet e të tjerëve. Ka shumë njerëz që janë më të zgjuar se ju. Momenti që do përqafoni këtë mendim ju do të ndjeheni të lirë. Kjo liri do ju mundësojë më shumë kuriozitet për jetën dhe do e keni më të lehtë të ndiqni ato çfarë ju pëlqejnë me të vërtetë. Mos u krahasoni me të tjerët, por përqëndrohuni  tek qënia juaj.

5. Ndryshoni perceptimin

N.s.q ju vendosni të zgjoheni dy orë më herët  çdo ditë, truri juaj do mendojë që do flini më pak. Ju mund ta ndryshoni këtë perceptim duke menduar se po fitoni pothuajse dy ditë punë 8 orarshe.

6. Bëni çfarë doni

Zbuloni çfarë doni dhe bëhuni i aftë në të.  Suksesi  është boshti midis pasionit dhe përsosmërisë. Gjithsesi duhet të bëni kujdes. Sigurohuni që pasioni juaj t’ju japë të ardhura për të jetuar. Ne të gjithë duam shumë gjëra, për shembull  dikush adhuron të pikturojë në kohën e lirë portrete të miqve. Pyetja qëndron, a siguron ky pasion të ardhura të përhershme?

7. Përqëndrohuni 

Ky është çelësi i suksesit për të arritur qëllimet tuaja. Për shkak të telefonava të zgjuar, ne jemi të bombarduar çdo moment nga informacione të ndryshme që mund të na shkëpusin vëmendjen. Bëni mirë t’i mbyllni telefonat  gjatë kohës që punoni.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0