7 shenja që tregojnë se ju duhet një punë më impenjuese
Përditësuar së fundmi: 13/03/2019

7 shenja që tregojnë se ju duhet një punë më impenjuese

Share
nga Ornela Trupja
Mar 13, 2019

7 shenja që ju tregojnë se e keni tejkaluar detyrën

Të gjithë kemi ditë të këqija në punë. Ndonjëherë, cilësojmë edhe një muaj apo një vit si më të keqin në punë. Por, si t’a kuptoni që kjo është vetëm një rutinë e përkohshme apo një shenjë që e keni bërë më së miri punën tuaj dhe është koha për t u rritur në detyrë?

Nuk ka vend për rritje
Është e vështirë të qëndroni të motivuar dhe produktivë kur ndiheni sikur jeni në kulmin e karrierës tuaj. Kur jeni në fazën e hershme të karrierës tuaj gjasat që të kërkoni një promovim janë ccdo dy apo tre vjet. Në nivelin e mesëm të karrierës, promovimet tentojnë të ngadalësohen  ccdo tre deri në pesë vjet.

Ju nuk ndiheni të kënaqur

Nëse nuk ndien ndonjë lidhje apo krenari në punën tënde, mund të jetë e vështirë të qëndrosh i motivuar.  Fakti që jeni duke dhënë një kontribut në kompaninë ku punoni ndikon pozitivisht tek ju dhe kjo është një nga shkaqet kryesore që njerëzit kërkojnë të punojnë në një kompani.
Lexo: Këto 5 aftësi janë çelësi për rritjen në karrierë, sipas LinkedIn

Ju nuk po  siguroni mundësi të reja për të mësuar

Një pjesë e madhe e përmbushjes së karrierës është mësimi i aftësive të reja dhe trajtimi i sfidave të reja. Ju duhet të menaxhoni në mënyrë aktive karrierën tuaj. Askush tjetër nuk do ta bëjë këtë për ju. Mos u shqetësoni për ngritjen e dorës për të marrë përgjegjësi shtesë ose për të marrë më shumë trajnim dhe edukim për të zgjeruar rolin tuaj. Nëse keni shumë ide, gjeni një tjetër mënyrë për t’i vënë ato në praktikë, pse jo edhe duke nisur nga zeroja.

Ju nuk përshtateni me vlerat themelore të kompanisë
Besimi në misionin dhe vlerat e një kompanie është pjesë e rëndësishme e motivimit në vendin e punës. Nëse nuk sheh rezultatet e misionin, apo nuk siguron lidhjen e duhur me personat me të cilët punon, Apo nëse jeni tërësisht kundër mënyrës se si drejtuesit po drejtojnë kompaninë, nuk do të mund të gjeni një përshtatje të mirë.

Nuk po paguhesh aq sa duhet
Nëse keni punuar shumë, me orë shtesë, apo keni siguruar projekte, por nuk keni parë ndonjë rritje të konsiderueshme në pagën për disa vite, mund të jetë koha të kërkoni një punë tjetër.Vëzhgoni vlerën aktuale të tregut për aftësitë, përvojën dhe vendndodhjen tuaj për të siguruar që pagesa juaj është aty ku duhet të jetë.

Papritur bëhesh ëndërrimtar
Ne të gjithë duhet të kemi qëllime dhe ëndrra të mëdha për karrierën, por nëse kaloni shumë kohë duke imagjinuar se çfarë do të ndodhte sikur të ishit pronari apo të rriteshit në karrierë, mund të jeni gati të merrni përsipër një detyrë të re. Shpenzimi i ditëve të tua në punë duke bërë aktivitete që nuk lidhen me punën, si p.sh. duke luajtur lojëra video apo biseda të gjata me kolegët, mund të jetë gjithashtu një “alarm” se ju nevojitet një sfidë e re.

Ju shikoni orën
Sigurisht,  duke qenë në një takim qoftë ky i zgjatur apo i shkurtër ju do të gjeni vetën duke shikuar orën. Kjo do të thotë se po llogarisni kur të shkoni në shtëpi. Ndoshta, kjo tregon që edhe takimet janë bërë monotone dhe keni nevojë të kaloni në një vend tjetër.

CNN

 


Evente

Rikthehet TË RINJTË FLASIN!

Korrik 31, 2019
2 PM – 5 PM