7 hapa për të zgjidhur dhe parandaluar konfliktet në vendin e punës - Business Magazine Albania

7 hapa për të zgjidhur dhe parandaluar konfliktet në vendin e punës


Pavarësisht se sa mirë zhvillohet ekipi juaj, konfliktet në vendin e punës do të lindin herë pas here. Ndonjëherë këto konflikte janë të vogla dhe punonjësit mund t’i zgjidhin vetë çështjet e tyre. Sidoqoftë, do të ketë raste kur do të duhet të ndërhyni dhe të ndihmoni në zgjidhjen e situatës.

Lexoni: Një vështrim përtej kaosit: Çfarë po i turbullon tregjet financiare dhe a po i afrohemi një krize globale?

Ndërsa mund të jetë e vështirë të ndërmjetësoni midis dy palëve që nuk pajtohen me njëri-tjetrin, është e rëndësishme të kuptoni se si ta bëni këtë nëse dëshironi të rivendosni paqen në ekipin tuaj. Më poshtë, shtatë sipërmarrës sqarojnë se si ata i qasen zgjidhjes së konflikteve në vendin e punës dhe si parandalojnë që i njëjti problem të mos ndodhi më në të ardhmen.

Drejtojuni menjëherë konfliktit

Ashtu si për çdo konflikt, problemet në vendin e punës duhet të trajtohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, thotë Andrew Schrage, bashkëpronar i Money Crashers Personal Finance.

“Bisedoni me punonjësit të lidhur me situatën dhe merrni një vendim të shpejtë,” thotë Schrage. “Këto gjëra nuk mund të zgjasin – ju duhet t’i rregulloni ato menjëherë. Duke bërë kështu, biznesi juaj do të funksionojë më mirë dhe anëtarët e ekipit tuaj do t’ju respektojnë më shumë.”

Vlerësoni ndjenjat e të gjithëve

Konflikti ndodh sepse njerëzit janë krijesa emocionale, thotë Brittany Hodak, një sipërmarrëse dhe folëse e mirënjohur. Nuk është gjithmonë një gjë e keqe. Ajo tregon se punonjësit investojnë emocionalisht në punën e tyre.

Kur përpiqeni të zgjidhni një situatë, Hodak rekomandon së pari të pranohen dhe vërtetohen ndjenjat që çuan në konflikt.

“Nëse nuk i adresoni emocionet themelore, nuk keni gjasa ta zgjidhni çështjen dhe përfundimisht do të përsëritet përsëri,” shton Hodak.

Bëni një diskutim në grup

Serenity Gibbons, udhëheqësja e njësisë vendore për NAACP, këshillon krijimin e një hapësire për ata që janë në konflikt, së bashku me menaxhimin, për të diskutuar atë që ndodhi si grup.

“Dëgjoni në mënyrë aktive secilin person dhe punoni për të kuptuar situatën,” thotë Gibbons. “Gjeni një rrugë për të arritur një zgjidhje dhe pastaj flisni për ide për t’u siguruar që të mos ndodhë në të ardhmen. Këto shpesh janë diskutime shumë të frytshme, ku të gjithë mendojnë se dëgjohen dhe se mendimi i tyre ka rëndësi.”

Lexoni: Ja disa mënyra si të jeni një menaxher i mirë

Shkoni në rrënjët e problemit

Reagimi i menjëhershëm ndaj një konflikti në vendin e punës varet se ku të dy palët janë emocionalisht, thotë Solomon Thimothy, president i OneIMS. Nëse është një luftë e ndezur, një drejtues duhet t’i qetësojë gjërat. Pastaj, thotë ai, është koha për të arritur në rrënjët e çështjes.

“Sapo të bëhen palët emocionalisht të disponueshme për një dialog konstruktiv, pyetini ata se kur filloi me të vërtetë ky konflikt,” thotë Thimothy. “Qëllimi juaj është të zbuloni problemin aktual dhe që aty të kërkoni zgjidhjen.”

Konsultohuni me një ndërmjetës neutral

Mënyra më e mirë për të zgjidhur në mënyrë konstruktive konfliktet në vendin e punës është përfshirja e një ndërmjetësi të duhur, thotë Bryce Welker, CEO i Beat The CPA. Ky person duhet të jetë një palë e tretë e paanshme me përvojë për zgjidhjen e konflikteve, si dhe njohuri për kulturën e vendit tuaj të punës.

“Kur u krijua një konflikt në ekipin tim, ne sollëm një ekspert për zgjidhjen e konflikteve, i cili na ndihmoi të identifikonim shkakun themelor, të zgjidhnim argumentin dhe të parandalonim konfliktet e ardhshme,” thotë Welker.

Vendosni qëllime për të dy palët

Chris Christoff, bashkëthemelues i MonsterInsights, thotë se hapi i parë në zgjidhjen e konflikteve është vendosja e një qëllimi për atë që dëshironi të ndodhë, përtej thjesht “zgjidhjes së problemit”.

“Vendosni një qëllim që i përket secilit person, në mënyrë që të dini se çfarë të thoni dhe si ta trajtoni situatën në mënyrë efektive,” shpjegon Christoff.

Lexoni: Gabimet më të zakonshme që bizneset bëjnë në negociata

Krijoni një plan të shkruar për zgjidhjen e konflikteve

Një plan zyrtar i zgjidhjes së konflikteve do t’ju ndihmojë të dokumentoni incidentin dhe të shpjegoni zgjidhjen e arritur nga të dy palët, thotë Syed Balkhi, bashkëthemelues i WPBeginner.

“Ky dokument do t’u japë kohë të dyja grupeve të shprehin problemin e tyre dhe të adresojnë çdo shqetësim që mund të kenë,” shton Balkhi. “Pasi të dy palët të kenë deklaruar problemin e tyre, punoni për të zgjidhur çështjet dhe të dy punonjësit të nënshkruajnë marrëveshjen.”

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0