6 punët verore që paguhen shumë - Business Magazine Albania

6 punët verore që paguhen shumë


 

Punët verore kanë evoluar.

Pishinat private kërkojnë një roje dhe bari i stadiumit nuk mund të pastrohet vet.

Nëse doni të fitoni para edhe gjatë muajve të verës hidhini një sy listës së mëposhtme.

Këto janë 6 punët verore që paguhen shumë:

1. Guidë turistike

A e njihni historinë dhe territorin e vendit tuaj? Nëse po, atëherë konsiderojeni të bëni guida turistike. Qytetet që e kanë të zhvilluar turizmin zakonisht i paguajnë guidat 45 dollarë për orë.

2. Korier shpërndarës

Ju mund të shpërndani më shumë se një picë. Zakonisht korierët dorëzojnë produkte për një tarifë të caktuar… dhe zakonisht për një bakshish. Disa kompani shpërndarjeje i paguajnë korierët e tyre 18 dollarë në orë.

3. Kërcimtar motivues

Gjithmonë nëpër dasma apo gëzime të tjera është një person i cili e hedh hapin i pai në pistën e kërcimit, e më pas gjithë turma motivohet dhe i bashkohet. Disa nga këta njerëz paguhen për ta bërë këtë gjë. Ata nisin festën dhe gjithashtu mbushin xhepat. Disa kompani i punësojnë këta njerëz për evente të ndryshme si dasma, inagurime apo evente të korporatave. Ata zakonisht paguhen me 25 dollarë në orë, ndërsa kërcimtarët më karizmatik fitojnë edhe 100 dollarë në orë.

4. Sekser

Investitorët e pasurive të patundshme shpesh punësojnë sekser për të gjetur shtëpi të cilat kanë nevojë për riparim ose janë bosh. Ata zakonisht paguajnë 50 dollarë për çdo shtëpi të gjetur dhe 500 dollarë nëse arrijnë në një marrëveshje.

5. Mentor

Mentorët janë të rëndësishëm sidomos për studentët e universitetit. Ata janë aty për t’iu këshilluar dhe ndihmuar për detyra të ndryshme me anë të konsultimve dhe kurseve kundrejt një pagese të caktuar. Ju mund të fitoni deri në 20 dollarë në orë.

6. Kultivues gaforresh

Edhe pse konsiderohet si një ndër punët më vdekjeprurëse, ajo paguhet shumë. Kapësit e gaforreve çojnë në shtëpi 3000 deri në 10000 dollarë gjatë 3 muajve të sezonit gaforreve.

/Money

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0