Mesa duket, vite më parë kur kjo monedhë sapo kishte dalë në treg, 50 Cent rrezikoi dhe e pranoi Bitcoin si pagesë për albumin e tij “Animal Ambition”.
Në vitin 2014, kur doli albumi, vlera e Bitcoinit ishte 662 dollarë. Albumi fitoi 700 Bitcoin të cilat në vitin 2014 përktheheshin në 400,000 dollarë, por sot kapin vlerën e 7 milionëve.
Lajmin fillimisht e përhapi TMZ, të cilën më pas rreperi e postoi në llogarinë e tij në Instagram.
“Jo keq për një djalë nga Chicago,” shkruan rreperi. “Jam shumë krenar për veten.”