5 startup-et fantastike evropiane që po trondisin industrinë e filmit - Business Magazine Albania

5 startup-et fantastike evropiane që po trondisin industrinë e filmit

industrinë e filmit

Jeta e një filmi fillon me një ide të vogël që kthehet në skenar, më pas në skena të ndryshme që duhen montuar, për të shpërndarë në fund tek audienca, produktin përfundimtar në kinema dhe/ose platforma transmetimi. Ka shumë njerëz, kompani dhe mjete që marrin pjesë në prodhimin e një filmi dhe me çdo gjë rreth nesh që ndryshon kaq shpejt, nuk është çudi të mësojmë se industria e filmit është në zhvillim të vazhdueshëm.

Me shërbimet e transmetimit tanimë në duart tona, nuk ka qenë kurrë më e lehtë të shohësh një film, një dokumentar apo një serial. Kinematë dhe televizioni po marri  gradualisht vend dytësor, pasi platforma si Netflix, Prime Video dhe HBO kanë fituar popullaritet të jashtëzakonshëm. Cilësia e prodhimeve është e jashtëzakonshme, ato janë më të përballueshme dhe mund të shikohen lehtësisht në një televizor, laptop apo edhe në telefonin tuaj.

Si rrjedhojë e këtij ndryshimi, në vitet e fundit në Evropë kanë lindur shumë produkte dhe startup-e për ta kthyer industrinë e filmit në një treg më të gjithanshëm, analitik dhe më të lidhur. Këtu do të njiheni me 5 startup-e evropiane, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në pjesë të ndryshme të prodhimit dhe shpërndarjes së një filmi.

Lexoni: 5 fraza motivuese filmash për sipërmarrësit

JustWatch – Ky startup me bazë në Berlin ka lindur në vitin 2014 me misionin për ta bërë më të lehtë gjetjen e një seriali apo filmi. Me lulëzimin e shërbimeve të transmetimit, ndonjëherë mund të jetë e ndërlikuar të gjesh cilin film të shohësh dhe ku ta shohësh. Këtu ju vjen në ndihmë JustWatch. Është një udhëzues transmetimi falas që ju ndihmon të gjeni se ku mund të shikoni shfaqjet ose filmat tuaj të preferuar në platformat ligjore me pagesë ose faqet e marrjes me qira dhe blerjes. Aplikacioni krijon gjithashtu rekomandime bazuar në atë që ju pëlqen dhe platformat tuaja më të përdorura të transmetimit. Gjëja më e mirë e Just Watch? Është falas!

LargoAI – LargoAI është një startup zviceran me bazë në Lozanë që ka zhvilluar një softuer që ofron strategji të bazuara në të dhëna për realizimin e filmave. Nga shkrimi i skenarit dhe gjatë gjithë rrugës së zhvillimit, prodhimit dhe shpërndarjes së një filmi, softueri mund të ndihmojë në parashikimin e reagimeve të audiencës. LargoAI fitoi edicionin e parë të Festivalit të Filmit në San Sebastian Zinemaldia & Technology Startup Challenge në 2019, në Spanjë.

usheru – Ky softuer lindi në kryeqytetin e Irlandës, Dublin, në vitin 2014. Misioni i tij është të transformojë modelin e marketingut të filmit përmes inteligjencës së të dhënave dhe ta përdorë atë gjatë gjithë jetës së një filmi, duke filluar nga skenari deri në momentin kur filmi është gati për shpërndarje. Ky produkt lehtëson shitjen e biletave dhe gjithashtu i lejon marketerët e filmave të vizualizojnë në kohë reale suksesin e fushatave të shitjes.

Filmmarket Hub – Ky startup lindi në Barcelonë në vitin 2014 me idenë për t’u lehtësuar projekteve kinematografike, gjetjen e një kompanie produksioni, transmetime televizive, platforma VOD, agjentë shitjesh dhe shpërndarës. Është tregu i parë online për filmat dhe serialet që kanë nevojë për ndihmë në realizimin e një projekti kinematografik. Platforma ka më shumë se 20.000 kineast të regjistruar nga e gjithë Evropa dhe Amerika Latine, gjë që e bën atë vendin ideal për të zbuluar skenarë të shkëlqyer ose për të gjetur partnerë financues për një projekt.

VOD Factory – VOD Factory lindi në Paris në 2013 me qëllimin për të krijuar, ndërtuar dhe shpërndarë shërbime të transmetimit të videove. Ky startup, ka një histori 5-vjeçare në ngritjen e shërbimeve për telekomunikimin dhe operacionet televizive me pagesë, por edhe shërbime të pavarura SVOD. Përveç krijimit dhe ngritjes së platformës, VOD Factory ofron gjithashtu liçensim të përmbajtjes, marketing dixhital dhe ndërmjetësim të shitjeve për të ndihmuar klientët e tyre të përcaktojnë strategjinë e duhur për biznesin e tyre.

Ndonjëherë është e lehtë të përmendësh studiot e mëdha, kompanitë e prodhimit dhe shërbimet e transmetimit, por shumë kompani të tjera, njerëz dhe mjete luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e një filmi. Me miliona filma, dokumentarë dhe shfaqje televizive që konsumohen çdo ditë, krijimi i startup-ve dedikuar këtij biznesi është një hap drejt një të ardhmeje më të larmishme në këtë industri.

 /eustartups

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0