5 gjërat rreth sistemit arsimor Japonez, që do iu surprizojnë dhe frymëzojnë - Business Magazine Albania

5 gjërat rreth sistemit arsimor Japonez, që do iu surprizojnë dhe frymëzojnë


Pra, ju thoni që iu pëlqen kultura japoneze, por tronditeni kur merrni vesh që nxënësit japonezë të shkollave publike hanë drekë në klasë me mësuesit e tyre? Lexo më poshtë për të zbuluar faktet e panjohura në lidhje me sistemin arsimor japonez.

1. Nuk ka provime për 3 vitet e para të shkollës

Teoria se pse nxënësit japoneze nuk e kanë të nevojshme për të bërë provime deri pas klasës së katërt është se japonezët vlerësojnë sjelljen e shkëlqyer. Sipas kulturës japoneze, është më e rëndësishme për të mësuar rregullat e duhura të mirësjelljes për studentët e rinj se sa për t’i përqëndruar energjitë për testet e ardhshme të standardizuara. Besimi themelor është se karakteri i fëmijëve duhet të zhvillohet. Prandaj, është më mirë për të shmangur progresin e të mësuarit të nxënësve.
Zhvillimi i respektit për të tjerët mësohet në klasë. Nxënësit duhet të tregojnë respekt për njëri-tjetrin dhe natyrisht për mësuesin. E rëndësishme është marrëdhënia nxënës-mësues.

2. Nuk ka pastrues, por nxënësit vetë pastrojnë shkollën

Nxënësit japonezë duhet të pastrojnë vetë. Ata pastrojnë klasat dhe banjot. Qëllimi është për të mësuar studentët se si të punojnë në grup, të ndajnë përgjegjësinë, dhe të zhvillojnë respekt më të madh për t’u kujdesur ndaj gjërave (jo vetëm ndaj njerëzve). Mundësitë për të ndërtuar karakterin nuk duhet të merren si të mirëqena.
Nxënësit janë të ndarë në grupe në bazë të detyrave. Grupet ndryshohen gjatë gjithë vitit, në mënyrë që çdo student merr përvojë për të gjitha detyrat.

5-gjërat-rreth-sistemit-arsimor-Japonez-që-do-iu-surprizojnë-dhe-frymëzojnë-businessmag3. Nxënësit hanë njësoj

Përveç nxënësve me alergji të rënda ushqimore, nxënësve japonezë u shërbehet ushqim nga një menu e standardizuar. Japonezët i mësojnë fëmijët e tyre të hanë shëndetshëm duke i dhënë prioritet cilësisë. Menutë janë një bashkëpunim mes profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe shefave të trajnuar. Përveç kësaj, dreka shkollore është e përbërë kryesisht nga përbërës të zonës dhe të freskëta.
Mësuesit hanë drekë me nxënësit e tyre, një praktikë që më tej përforcon marrëdhëniet midis nxënësve dhe mësuesve. Shpesh, studentët japonezë shërbejnë drekë me njëri-tjetrin si një mënyrë për të shpërndarë përgjegjësinë e mirëqenies të të gjithë klasës.

4. Shkollat publike iu mësojnë artin tradicional

Nxënësit japonezë mësojnë artet tradicionale si Shodo (書 道, kaligrafi Japoneze) dhe Haiku, një stil formal i poezisë. Shodo përfshin shkrimin me karakteret kanji dhe kana me një furçë bambuje në letër orizi. Arti kërkon njohuri të gjuhës dhe ndihmon për të respektuar traditat kulturore.

5. Nxënësit japonezë veshin uniforma shkollore5-gjërat-rreth-sistemit-arsimor-Japonez-që-do-iu-surprizojnë-dhe-frymëzojnë-businessmag

Nga shkolla fillore në pothuajse të gjitha shkollat publike japoneze nxënësit e tyre veshin uniforma. Standardet ndryshojnë, por shumë uniforma ndajnë aspektet e mëposhtme: stil ushtarak, uniforma të zeza për djemtë, dhe bluza marinari me pantallona të gjera për vajzat. Uniformat e shkollës janë modeste në ngjyra, në prerje dhe dekorim.
Ashtu si me të gjitha standardet që lidhen me shkollën, ka një qëllim prapa uniformës. Ideja është se kur nxënësit veshin të njëjtat veshjet, ata të ndjejnë një ndjenjë më të madhe ndaj komunitetit. Disa shkolla japoneze gjithashtu kanë rregulla të rrepta në pajisje si çantat e shpinës, ashtu edhe në makeup dhe madje edhe në stilin e flokëve.

 

burimi: lifehack.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0