5 gabimet që mund “të vrasin” fushatat tuaja të marketingut online » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 15/08/2018

5 gabimet që mund “të vrasin” fushatat tuaja të marketingut online

Share
nga Anerola Torollari
Gus 15, 2018
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Duke rregulluar këto gabime të thjeshta mund të rezultojë në rritje të klikimeve.

Ju që bëni marketing për biznesin dhe shërbimet tuaja përmes platformave të mediave sociale, apo drejtoni fushata reklamimi pay-per-click është shumë e rëndësishme që në reklamat tuaja të targetoni shumë mirë konsumatorët potencialë, në mënyrë që të merrni rezultatet për të cilat shpresoni.

Ndoshta reklama është në rregull. Mund të jetë qasja juaj ndaj platformave të ndryshme të reklamimit problemi. Kjo pasqyrë vjen nga Jane Harrell, themeluese e ‘Ca Marketing Digital’. Në vitet e saj në marketing online, ajo ka parë shumë gabime. Shmangia e tyre mund t’ju ndihmojë të mos humbni paratë dhe kohën në fushatat dixhitale që nuk ju çojnë askund.

1. Zgjedhja e platformës së gabuar për produktin tuaj

Mos zgjidhni platformën që përdor audienca më së shumti; përdorni atë platformë, e cila do të funksionojë më mirë për llojin e produktit apo shërbimit që po ofroni. “Disa njerëz mendojnë se reklamat e Bing, Google dhe Facebook duhet të jenë të njëjta, kështu që ata bëjnë diçka dhe shpenzojnë shumë para duke e vendosur atë në të gjitha këto platforma,” thotë Harrell. Në vend të kësaj, ajo këshillon që të zgjidhni platformën që ka më shumë kuptim për atë që po ofron.

“A zgjidh produkti apo shërbimi juaj një problem për të cilin njerëzit po kërkojnë një zgjidhje? Kjo është një arsye e madhe për të përdorur një platformë kërkimi si Bing apo Google Awëords”. Megjithëse Google ka qenë lider në treg për vite, Bing po rritet vazhdimisht.

Nëse produkti juaj ka diçka për t’i mësuar auditorit tuaj, atëherë merrni parasysh krijimin e një video për ta promovuar në YouTube. “Shumica e sipërmarrësve nuk e kuptojnë se YouTube është motorri i dytë më i madh i kërkimit,” thotë ajo. “Është një platformë e mrekullueshme dhe shumë më pak e kushtueshme.”

Nga ana tjetër, në qoftë se produkti juaj nuk është diçka që njerëzit kërkojnë, por po përpiqeni të angazhoni kuriozitetin e njerëzve, atëherë merrni në konsideratë blerjen e reklamave në Facebook ose në Instagram. Blerja e reklamave tani është strategjia më e mirë për Facebook. Ishte një kohë kur kompanitë e njohura mund të kishin në mënyrë organike shumë ndjekës dhe postimet e tyre ju shfaqeshin të gjithëve, por sot kjo gjë nuk ndodh, prandaj është e rëndësishme krijimi i Facebook ads në mënyrë që të arrini tek çdo ndjekës.

2. Tentimi për të drejtuar trafikun në platformën e një konkurrenti

Ju keni krijuar një video të mrekullueshme për produktin tuaj dhe e keni postuar në YouTube. Ju dëshironi që shumë njerëz ta shohin atë, kështu që ju blini një hapësirë ad në Facebook. Ide e keqe. “Është e shtrenjtë dhe jo efektive,” thotë Harrell. Megjithëse platformat nuk do të thonë se si algoritmet e tyre i japin prioritet një reklamë mbi një tjetër, ajo vëren se reklamat që tentojnë të dërgojnë përdoruesit në një platformë konkurruese shpesh nuk funksionojnë aspak mirë.

“Promovoni videon tuaj në YouTube përmes Google AdWords dhe ngarkoni atë video në Facebook dhe promovoni atë përmes reklamave në Facebook,” thotë ajo. “Në këtë mënyrë ju do të keni njerëz që qëndrojnë në platformën e tyre.”

3. Targetimi i audiencës me shumë specifika

Natyrisht, është e mundur të jesh shumë i përgjithshëm, duke synuar një audiencë të përgjithshme. Nëse kushti i kërkimit është shumë i përgjithshëm, reklama juaj nuk do të shihet për shkak se ‘lojtarët e mëdhenj të industrisë me xhepa të mëdhenj’ thjesht do t’ju anashkalojnë. Por Harrell thotë se gabimi i kundërt është shumë më i zakonshëm, kur kushti i kërkimit është më specifik sesa duhet të jetë në të vërtetë.

Facebook ka një matës që ju tregon audiencën që do të kapni për parametrat që po vendosni. Në platformat e kërkimit si Google, vendosni kushte kërkimi që të paktën të shkoni disa milionë kërkime në muaj.

4. Oferta kundër vetes

Kjo mund të ndodhë, thotë Harrell, nëse keni dy versione të të njëjtës reklamë në të njëjtën platformë që synojnë audiencë të njëjtë, por reklamat kanë dy thirrje të ndryshme për veprim. Për shembull, dikush i inkurajon njerëzit që të vizitojnë faqen tuaj të internetit, ndërsa tjetra u kërkon atyre të regjistrohen për të marrë një newsletter. “Në thelb, ju po bëni oferta kundër vetes dhe po rrisni çmimin,” shpjegon ajo.

Në vend të kësaj, ajo këshillon që të ketë një thirrje për veprim, por duke përdorur dy ose më shumë reklama në mënyrë që të mund të shihni se cila funksionon më së miri. Disa platforma ju lejojnë të testoni dy reklama. Nëse jo, ndërroni manualisht reklamat herë pas here për të parë se cila funksionon më së miri.

5. Duke lini të njëjtën reklamë të pandryshuar për një kohë të gjatë

“Ne shohim se shumë biznese të vogla krijojnë një reklamë dhe e lenë atë për shumë kohë,” thotë Harrell. “Ata janë të kënaqur me rezultatet dhe e lënë për një muaj ose më shumë, por të gjitha këto platforma funksionojnë më mirë kur ju i vendosni këto reklama për të paktën një javë.”

Ndonjëherë ka një konkurrent të ri ose një ndryshim në platformën që duhet të jeni të vetëdijshëm, thotë ajo. Dhe periudha e vitit mund të bëjë një ndryshim të madh gjithashtu.

burimi: INC


Evente