5 funksionalitetet e reja të Instagram që do ju ndihmojnë në rritjen e biznesit tuaj këtë verë
Përditësuar së fundmi: 21/07/2018

5 funksionalitetet e reja të Instagram që do ju ndihmojnë në rritjen e biznesit tuaj këtë verë

Share
nga Anerola Torollari
Kor 21, 2018
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Kaq shumë funksionalitete të reja të Instagram, në kaq pak kohë.

Kohët e fundit Instagram ka prezantuar 5 funksionalitete të reja, si video chat, një kanal video të re, muzikë dhe pyetje për Instagram Stories dhe një Explore Page të përditësuar.

Po pyesni veten se si mund t’i përdorni këto funksionalitete të reja të Instagram për biznesin tuaj?

BusinessMag më poshtë ju sjell 5 nga funksionalitetet më të mëdha të Instagram nga kjo verë dhe si mund t’i përdorni ato për të rritur biznesin tuaj:

Lexoni: Lamtumirë YouTube…tani vjen?!

# 1: Instagram lançon IGTV për Video Content me format të gjatë

IGTV është një aplikacion i pavarur për të parë video më të gjata, vertikale nga krijuesit tuaj të preferuar të Instagram. Duket se ofron një eksperiencë të re video streaming në on-the-go. Videot janë të ekranit të plotë dhe vertikal, që synon të ofrojnë një eksperiencë autentike në lëvizje gjatë shikimit të videos.

Ndryshe nga aplikacioni tradicional i Instagram, IGTV lejon përdoruesit të shikojnë video më të gjata. Pra, përdoruesit mund të shikojnë deri në një orë video pa ndërprerje. Përdoruesit do të jenë në gjendje të shikojnë videot nga llogaritë që ndjekin në Instagram.

Kur vjen puna te përdorimi i IGTV për biznesin ose markën tuaj, mendojeni për atë si një version super të Instagram që mesa duket po konkuron YouTube.

Lexoni: Instagram do të zgjasë kohën e videove

# 2: Tani ju mund të bëni Video Call me ndjekësit tuaj nga Instagram Direct

Me synimin për t’i sjellë njerëzit më afër, pavarësisht nga vendndodhja e tyre, Instagram kohët e fundit ka lançuar video chat në grup. Tani mund ta ktheni lehtësisht Instagram Direct në një video call live me deri në katër miq në të njëjtën kohë!

Ju duhet të jeni duke biseduar me miqtë tuaj në Instagram Direct në mënyrë që të bëni video call.

Ndërsa kjo veçori është kryesisht për të sjellë së bashku miqtë dhe krijimin e marrëdhënieve të jetës reale, ajo që vihet në pikëpyetje është mënyra se si do ta vënë në funksionim markat këtë veçori.

# 3: Mund të shtoni muzikën tuaj në Instagram Stories me veçorinë e re Instagram Music Sticker

Lançimi i Music Sticker në storin e Instagram është edhe një funksionalitet tjetër që ju lejon të shtoni më shumë personalitet në profilin tuaj të Instagram!

E disponueshme në Instagram Stories (si për videot ashtu dhe fotot), tani mund të zgjidhni nga mijëra kolona muzikore që përshtaten me postimin tuaj.

Falë partneritetit të fundit të Facebook me record labels, ju mund të zgjidhni meloditë tuaja të preferuara nga artistë si Bruno Mars, Dua Lipa, Calvin Harris dhe Guns N ‘Roses.

Deri tani më shumë janë influencuesit ata të cilët janë nxitur që ta përdorin më tepër këtë funksionalitet në storit e tyre për të krijuar një ndjenjë më kinematike apo profesionale në videoklipet e tyre të shkurtra, të ngjashme me videot e stilit të vlog-ut. Por markat mund të marrin pjesë gjithashtu!

# 4: Instagram i jep Explore Page një pamje të re

Nëse e keni përditësuar kohët e fundit aplikacionin tuaj të Instagram, mund të keni vënë re disa ndryshime në Explore Page.

Layout-i i ri, i lançuar këtë muaj, u ridizejnua për t’ju ndihmuar të zbuloni më shumë gjëra që ju interesojnë. Layout-i i ri përfshin “Topic Channels” – do t’i shikoni këto në krye të Explore page – së bashku me një opsion të personalizuar me temë “For You”, që ka një përzierje të postimeve të përshtatura për interesat tuaja.

Ju do të shihni gjithashtu tema në bazë të llogarive dhe hashtags me të cilat jeni angazhuar më shpesh. Ekziston gjithashtu një listë hashtagësh që do t’ju ndihmojnë të lundroni në të gjitha postimet që kanë përdorur kohët e fundit atë hashtag.

Lexoni: Instagram shton opsionin e pagesave nga aplikacioni

Ky funksionalitet i ri është me rëndësi për markat dhe bizneset, pasi ato duhet të përqëndrohen në strategjinë e tyre të hashtag-ut. Mbi 200 milionë njerëz vizitojnë Explore Page çdo ditë për të zbuluar ide të reja dhe për të gjetur frymëzim dhe nëse nuk përfshini hashtagët e duhur në postimet tuaja, mund të humbisni përdorues!

# 5: Përgjigjuni Pyetjeve të Njekësve tuaj në Instagram Stories me funksionalitetin më të ri Question Sticker

Storit që ju publikoni e bëjnë qëndrimin në Instagram shumë më interaktiv me lançimin e question sticker.

Ndërkohë që poll-et e Instagram dhe slider-ët emoji u lejojnë ndjekësve “të votojnë” për një pyejte që ju keni nxjerrë, opsioni i ri për të bërë një pyetje hap një botë krejt të re për të biseduar nëpërmjet Instagram Stories.

Për bizneset, kjo është pothuajse si një sesion Q&A (Pyetje&Përgjigje) live më ndjekësit e tyre dhe klientët potencialë. Bizneset mund të zbulojnë nga ndjekësit e tyre se për çfarë shërbimesh kanë nevojë apo çfarë produktesh ju interesojnë, apo mund të japin sugjerime të ndryshme.

Të gjitha këto funksionalitete të reja të Instagram mund të zbatohen në strategjinë tuaj të marketingut për t’ju ndihmuar të angazhoheni me komunitetin tuaj të biznesit dhe të krijoni marrëdhënie më të forta me klientët tuaj.

burimi: later.com


Evente

Pastrojmë Durrësin

Gusht 26, 2018
9:30 AM

TEDxTirana 2018 – Lidhshmëria

Shtator 15, 2018
5:30 PM - 8 PM

AllWeb Albania 2018

Tetor 11, 2018
9 AM - 6 PM