4 strategji për ndërprerjen e kontratës me një punonjës

4 strategji për ndërprerjen e kontratës me një punonjës


40% e amerikanëve kanë humbur një vend pune, sipas një sondazhi të fundit të Harris. Pra, çfarë duhet të bëni që proçesi  të shkojë pa probleme, si për punonjësit, ashtu edhe për drejtuesit e kompanisë, duke e bërë atë me respekt.

Një studim i afro 20,000 punonjësve në të gjithë botën nga Harvard Business Review dhe Tony Schwartz zbuloi se trajtimi me respekt i punonjësve ishte gjëja më kritike që ata donin nga punëdhënësi i tyre. Ata e renditën atë më lart sesa njohja dhe vlerësimi, duke siguruar mundësi për të mësuar, rritur dhe zhvilluar.

Lexo: Para se të merrni vendimin e pushimit nga puna të punonjësve tuaj, kini parasysh këto këshilla

Më poshtë do të njihemi me rastin e kompanisë Hint dhe mënyrën sesi vepron për të pushuar nga puna punonjësit e saj. Drejtoresha e Përgjithshme Kara Goldin na tregon 4 strategji që ajo përdor në kompaninë e saj.

  1. Sigurohuni që së pari të ofroni mundësi për përmirësim:

Kara Goldin, tregon se në kompaninë e saj ka 2 lloje përfundimesh, pra ndërprerje kontrate: persoformanca dhe sjelljet.  “Nëse një anëtar i stafit nuk po përmbush kriteret e qarta, ne kurrë nuk do t’i lëmë ata të shkojnë. Ne sigurohemi që menaxheri i tyre ka një bisedë të gjerë me atë punonjës për t’i njoftuar se ku po gabojnë. Së bashku, krijojmë strategji që punonjësi të ketë sukses”, shprehet Kara Goldin. Në atë mënyrë, punonjësi është i vetëdijshëm për punën e tij dhe bëhet pjesë e zgjidhjes.

Ajo shprehet se punonjësve u jep 30-90 ditë kohë, duke i kontrolluar gjatë kësaj periudhe. Kjo ndihmon për të parë nëse personi mund të qëndrojë në kompani ose jo. Por, gjatë kësaj periudhe ata përparojnë sepse vendosin qëllimet e duhura. Një studim nga Universiteti i Miçiganit zbuloi se 76% e pjesëmarrësve që shkruanin qëllimet dhe veprimet e tyre përparonin në punë. Por, nëse punonjësi ende nuk ka bërë përparim deri në fund të periudhës së provës, është koha për atë “bisedën e vështirë”, pushimin nga puna.

Ata tregohen veçanërisht të kujdesshëm kur një punonjës duket se ka një qëndrim negativ ose shfaq një sjellje toksike. Hulumtimet e fundit nga Harvard Business Review tregojnë se një punonjës i keq mund të korruptojë një ekip të tërë. Studimi tregoi se si punonjësit veprojnë kur janë në mesin e dikujt që sillet keq. Ajo zbuloi se 37% e të anketuarve kishin mundësi të bënin diçka të pandershme, nëse punonin me një punonjës jo të mirë.

Nëse kjo ndodh, ata bëjnë një bisedë transparente, por të sjellshme me punonjësin e tyre. Ata mund t’u thonë atyre, “Kur ju e thoni diçka, qëndrimi juaj ndikon në organizatë në këtë mënyrë”. Ose mund t’a pyesin, “Si mund t’ju mësojmë të filloni një fazë ndryshe, në mënyrë që të pritet më mirë në kompani?”

  1. Shqyrtoni të gjitha alternativat dhe pastaj i pushoni nga puna punonjësitë:

Përpara se të pushojnë nga puna një punonjës, sigurohen nëse punonjësi do ishte më i lumtur po të ndryshonte vend në kompani. Ata sygjerojnë që punonjësit të vendosen në një rol tjetër në kompani. Ndoshta kanë aftësi të shkëlqyera në një pozicion tjetër në kompani.

Pavarësisht gjithçkaje, është thelbësore që menaxherët të dokumentojnë gjithçka për të qëndruar në përputhje me normat e pezullimit nga puna dhe për t’u treguar punonjësve pse gjërat nuk po funksionojnë. Ata këshillojnë të fuqizoni menaxherët tuaj në kompani që të mbajnë shënime të hollësishme mbi performancën ose qëndrimin e një punonjësi në mënyrë që gjithçka të jetë me shkrim.

  1. Punoni me Burimet Njerëzore për të siguruar që proçesi i pushimit nga puna të trajtohet si duhet:

Kompania Hint është një kompani e madhe dhe me këtë proçes merret gjithmonë zyra e Burimeve Njerëzore. Ata punojnë ngushtë me zyrën e Burimeve Njerëzore në këtë proçes dhe sygjeron që kompanitë, të cilat janë në fillimet e tyre ta ndjekin këtë strategji.

Ata sygjerojnë që të keni një përfaqësues të Burimeve Njerëzore në çdo takim ku diskutohet për të ardhmen e një punonjësi në kompani, ose mund të angazhoni një palë të tretë të pavarur.

  1. Qëndroni sa më transparentë të jetë e mundur me punonjësit:

Kur e keni vendosur që do e pushoni nga puna një punonjës, bëjeni shpejt. Jini sa më të qartë dhe të detajuar. Shpjegoni mënyrën se si do të merret pagesa përfundimtare. Sigurohuni që nuk po bëni keq ose nuk u jepni atyre përshtypjen se mund të ndryshoni mendim. Transparenca është kritike. Mosbesimi i punonjësve është i përhapur, sipas një sondazhi të Punës dhe Mirëqenies së Shoqatës Psikologjike Amerikane 2014. Hulumtimi i saj zbuloi se gati 1 në 4 punonjës nuk i besojnë punëdhënësit të tyre dhe vetëm gjysma besojnë se punëdhënësi është i hapur me ata.

Lexo: 3 frazat që shefat përdorin kur duan t’ju pushojnë nga puna

Qëndroni të gatshëm t’i përgjigjeni çdo pyetjeje gjatë takimit përfundimtar dhe mos harroni të tregoni empati. Në kompaninë Hint, ata ndihmojmë në zvogëlimin e hendekut midis ditës së fundit të një punonjësi dhe karrierës së tyre në të ardhmen. Ata i mbështesin punonjësit e tyre pasi i pushojnë nga puna, për të mos ndikuar në të ardhmen e tyre. Mbështetja mund të përfshijë prezantime në firma të ndryshme, duke siguruar një referencë dhe duke mbajtur linjat e komunikimit të hapura pas ditës së tyre të fundit.

Për të gjithë kompanitë që duan të pushojnë nga puna punonjësit e tyre, që nuk kanë efektivitet të ndjekin strategjitë e kompanisë Hint, këto strategji mund t’iu ndihmojnë në një proçes më të lehtë për të 2 palët.

Burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0