4 frazat që njerëzit me mendje të fortë nuk i thonë » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 17/05/2016

4 frazat që njerëzit me mendje të fortë nuk i thonë

Share
nga Xhulia Vasili
Maj 17, 2016
Studied at Faculty of Economy, UT Content Editor Biznesi at Business Mgazine
lexo me teper >

Të justifikosh një vendim të keq ose t’i japësh arsye zgjedhjes së keqe që do të bësh, mund të të bëjë të ndihesh mirë për momentin, por në periudhën afatgjatë justifikimi i vendimeve të këqija vetëm të dobëson mendërisht.

Çdokush e anashkalon riskun, i jepet kënaqësisë së momentit ose sillet impulsivisht. Por për t’u forcuar duhet të dish gabimet e tua kështuqë mund të ndryshosh sjelljen tënde përpara.

Ja 4 fraza që njerëzit e fortë mendërisht nuk i përdorin për të justifikuar sjelljen e tyre:

1. “Më mirë kërkoj falje se sa leje.”

Është tunduese të adoptosh këtë lloj mentaliteti. Por nëse beson se po i bën gjërat siç duhet, pse duhet të kërkosh falje? Kjo frazë thuhet zakonisht kur njerëzit frikësohen që të përballen drejtëpërdrejtë me dikë. Është zakonisht një mënyrë pasive dhe agresive për të shmangur konfrontimet.

Nëse beson vërtet te vendimi yt, ec përpara me konfidencë. Nëse nuk je i sigurtë për atë që po bën, fol me palën që ke një çështje pezull. Refuzo të kërkosh falje në një mënyrë të shtirur një ditë tjetër.

2. “Veç njëherë jetohet.”

Në momentet e rreziqeve ekstreme, kjo frazë është zakonisht gjëja e fundit që dikush thotë. Është gjithashtu një mënyrë për të justifikuar privilegjin dhe kënaqësinë e menjëhershme. Edhe pse mund të jetë e vërtetë që jeton vetëm njëherë, a do të doje të jetoje një jetë të plotë dhe të “pasur”? Kjo kërkon një balancë delikate midis risqeve afatshkurtra dhe shpërblimeve afatgjata.

3. “Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët”

Edhe pse njerëzit e fortë mendërisht nuk përpiqen të kënaqin këdo, kjo nuk do të thotë se atyre nuk u intereson se çfarë mendojnë të tjerët. Në fakt, një moskokëçarje totale për ndjenjat e të tjerëve mund të jetë shenja të një psikopati. E vërteta është se ti duhet të interesohesh se çfarë thonë disa njerëz. Ndërsa nuk ke nevojë të bësh një studim për të parë se cilët bien dakord me zgjedhjet e tua, është e rëndësishme që të tregosh kujdes për njerëzit e tjerë. Ji i aftë të ulësh poshtë “muret e tua mbrojtëse” dhe dëgjo së çfarë kanë të tjerët për të thënë.

Të gjithë kanë defekte në sjellje kur vjen fjala për sjelljen e tyre dhe të dëgjosh dikë tjetër rreth zgjedhjeve të tua mund të të ndihmojë për t’i parë gjërat në një këndvështrim të ri.

4. “Unë meritoj të jem i lumtur”.

Racionalizimi i zgjedhjeve të tua duke i thënë vetes së meriton të jesh i/e lumtur nuk do të thotë që do të të bëjë të lumtur në periudhën afatgjatë.

Pa diskutim që meriton të drejtën të ndjekësh një jetesë të lumtur dhe të shëndetshme, por mos lër që nevoja për kënaqësinë e momentit të sabotojë përpjekjet afatgjata.

Nëse ndjen nevojën për t’u treguar njerëzve se meriton më shumë lumturi në jetën tënde, mbase është është momenti për të ekzaminuar zgjedhjet që po bën. Jetesa sipas vlerave të tua, gjë e cila është çelësi për të qenë mendërisht i fortë, zakonisht kërkon që ti të heqësh dorë nga kënaqësia e momentit, kështuqë mund të arrish objektivat afatgjatë.

 

/Shkruar nga Amy Morin dhe publikuar nga Inc.