4 arsyet pse Lideri duhet të dijë si të shesë - Business Magazine Albania

4 arsyet pse Lideri duhet të dijë si të shesë


Edhe nëse jeni në krye të departamentit të burimeve njerëzore, IT apo financës, i gjithë stafi juaj mund të jetë duke shitur.

1. Liderët që mund të shesin fitojnë besueshmëri

Ti mund të dish çdo gjë rreth punës tënde dhe komplikimet e saj, por në qoftë se ti nuk flet me terma të thjeshtë me kolegët tuaj, stafin ose partnerët, do jetë më e vështirë të fitosh besimin e tyre. Shitësit më të mirë janë ata që ndërtojnë lidhje dhe çdo lider duhet t’i perfeksionojë këto aftësi. Lidhja është vendi ku ndodh influenca.

2. Liderët që mund të shesin, e levizin “gjilpërën” më shpejtë

Një lider i mirë motivon njerëzit që të bëjnë më të mirën e tyre, të mësohen me ndryshimet ose të ndjekin rrugën e përmirësimit. Që kjo të ndodhë, njerëzit në krye duhet të dinë të bindin të tjerët, një pjese tjetër e rëndësishme e shitjes.

“Ti duhet të jesh i aftë të tregosh një histori, qofsh ti një financier apo lideri i teknologjisë,”.

“Në qoftë se ti nuk e tregon mirë historinë dhe nuk i tregon se si duhet t’i bëjnë gjërat, në këtë mënyrë njerëzit do të rezistojnë që të ndryshojnë ose gjërat do të marrin një kohë më të gjatë.”

3. Liderët që mund të shesin, shtojnë vlera

Çdo lider duhet të jetë në gjendje të futet në bote, në rrjet që të perhapë lajmin për çfarë kompania e tij është e mirë. Ndërkohë që shitja mund të mos jetë pjesë e punës që një financier kryen, pa dyshim që ndihmon kompaninë të zgjerojë ndikimin e saj, kur ai ose ajo është e aftë t’a bëjë këtë gjë.

“Në qoftë se ti je personi që mund të shkosh në një event, konferencë ose darkë dhe ti vazhdimisht flet shkurtimisht, me vetëbesim dhe di më shumë për biznesin se thjeshtë pjesën tënde të punës, kjo aftësi do të perhapet dhe do t’i rrisësh vlerën kompanisë”.

4. Liderët që mund të shesin, tërheqin talentet më të mirë

Në qoftë se një lider nuk mund t’a shesë vizionin e tij të kompanisë tek kanditatët që do të punësohen, si mundet personi që do të punësohet të jetë i/e ngazëllyer që po i bashkohet organizatës?”

Çdo lider duhet të jetë në gjendje të shesë kompaninë dhe mundësinë për të shfaqur talentin aty, qoftë kjo kur je duke bërë një intervistë ose thjesht duke folur me njerëzit në rrugë”.

“Në qoftë se ti je kaq i përfshirë në punën që ti bën, por po shet imtësira dhe jo tablonë e madhe, ti po humbet një talent që nuk është i tërhequr nga njerëz që nuk dinë te shpjegojnë as kompaninë dhe as të shpjegojnë vizionin.”

Burimi: inc.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0