30 vjeçarja ndërton një burim të dytë të ardhurash me 3,400 dollarë investim marrë nga rimbursimi i të taksave - Business Magazine Albania

30 vjeçarja ndërton një burim të dytë të ardhurash me 3,400 dollarë investim marrë nga rimbursimi i të taksave

Shereen Campbell tani siguron rreth 12,000 dollarë në muaj nga burimi i saj dytësor. Shereen Campbell u diplomua nga universitetin e New York me një diplomë në gazetari. Ndërsa ishte në shkollë, ajo u përpoq të bënte gjithchka siç duhet, si të bënte praktikë të shkëlqyer gjatë gjithë vitit dhe të punonte me kohë të pjesshme. Por kur mbaroi shkollën, ajo nuk mundi të gjente një punë në industrinë e saj dhe u përpoq të merrte punë të vogla aty-këtu, derisa filloi një karrierë si ndihmës blerëse për një shitës të madh me pakicë.

Campbell qëndroi në të njëjtën udhë karriere për shtatë vjet, por nuk u ndje e plotësuar dhe filloi të kërkonte për qëllimin e jetës së saj. Gjatë asaj kohe, ajo studioi artet mistike, astrologjinë dhe praktikat shëruese. Ishte atëherë kur ajo kuptoi se donte të fillonte një biznes që do ta lejonte atë të kanalizonte pasionin dhe njohuritë e saj.

Lexo: Si të kuptoni nëse keni zgjedhur idenë ideale për startup

“Unë u interesova vërtet shumë për pyetjet e mëdha të jetës, si, çfarë po bëjmë këtu? Cili është qëllimi ynë?”,- tha Campbell.

Megjithëse ajo nuk kishte shumë të ardhura për të kursyer për kostot e një startup-i, Campbell e dinte se kishte një rimbursim të taksës me vlerë 3,400 dollarë. Ajo normalisht i shpenzonte ato para shtesë në pushime, këpucë ose rroba. Por këtë herë, donte ta përdorte për të ndryshuar jetën e saj.

Ky vendim i vogël e çoi atë të krijonte My Little Magic Shop, një dyqan në internet për mjete magjike, duke përfshirë kristale, barishte dhe vajra, në moshën 30 vjeç. Gjashtë vjet më vonë, biznesi i saj dytësor tani siguron 12,000 dollarë në muaj.

Ja se siguroi të ardhura nga burimi dytësor

Lexo: 12 Këshilla produktiviteti, të cilat me siguri nuk po i përdorni

Ajo tregon se si do ta shpenzonte rimbursimin e taksës

Campbell hyri në internet dhe filloi të hulumtojë se çfarë do t’i duhej për të filluar biznesin e saj. Ajo hartoi se cilat produkte dhe shërbime do të ishin thelbësore për muajin e parë, të tilla web hosting dhe më pas kërkoi për tarifat më të mira. Kjo e ndihmoi atë të qëndronte brenda buxhetit të saj.

Kur erdhi puna tek faqja e saj e internetit, ajo gjeti një platformë të përballueshme, miqësore për përdoruesit që do ta lejonte atë ta ndërtonte dhe organizonte atë me 46 dollarë në muaj, pa patur nevojë për aftësi kodimi. Ajo më pas zgjodhi një kompani host për domainin për 12 dollarë në muaj.

Për mallra, Campbell filloi me hapa të vegjël dhe thjeshtë, duke u përqëndruar vetëm në shtatë produkte që ishin thelbësore për markën e saj. Ajo ishte në gjendje të blinte furnizimet e muajit të saj të parë me gjëra të tilla si qirinj, barishte dhe vajra për më pak se 1,800 dollarë. Etiketat dhe kutitë i kushtuan asaj edhe 1,535 dollarë shtesë.

Çdo gjë që nuk dinte, ajo pyeti miqtë në vend që të punësonte ekspertë. Ajo përdori një fletëllogaritëse për të mbajtur të gjitha shpenzimet dhe për të qëndruar brenda shumës së saj të rimbursimit të taksave.

Campbell pastaj i dërgoi furnizimet në shtëpinë e saj, ku ishte në gjendje të bënte paketime mbrëmjeve dhe fundjavave. Meqenëse ishte pasioni i saj, ajo e konsideroi këtë një hobi argëtues.

Lexo: 7 pikat kyçe për t’u bërë një drejtues biznesi

Kishte zero kosto marke

Me një buxhet të ngushtë, Campbell duhej të bëhej e shkathët. Ajo kishte një bashkëpunëtore, e cila ishte gjithashtu një shoqe dhe designer që e ndihmoi atë të krijonte një logo për markën e saj.

Më pas gjeti furnitorë, të cilët nuk kërkonin tarifa shtesë për shtimin e logos së saj në paketim.

Për kuti, iu drejtua Alibaba. Gjeti një shitës që ishte fleksibël me çmimet dhe shpjegoi se sapo po fillonte dhe nuk kishte mundësi të blinte shuma të mëdha me zbritje. Në vend të kësaj, ajo u premtoi të ishte një kliente afatgjatë nëse biznesi i saj do të ishte i suksesshëm. Furnizuesi ishte mbështetës dhe uli koston.

Ajo e mbajti punën e saj ditore

Campbell e mbajti punën e saj në mënyrë që çdo e ardhur nga startup-i i saj të kthehej në rritjen e biznesit të saj. Vitin e parë, nisi të shiste shtatë produktet fillestare në faqen e saj të internetit. Në vitin e dytë, ajo shtoi një shërbim të bazuar në abonime, ku do të dërgonte një paketë mujore të quajtur “A Little Zen Box” që ishte e mbushur me produkte të një teme të caktuar.

Afërsisht 50% deri 70% të të ardhurave të saj tani gjenerohen nga shërbimi i saj i bazuar në abonim. Kjo e bën më të lehtë përgatitjen për muajin vijues, sepse ka një ide mjaft të mirë se sa do të duhet të blejë paraprakisht.

Campbell planifikon të lërë punën dhe të përqendrohet në biznesin e saj me kohë të plotë, pasi të ketë kursyer 60,000 dollarë si një rezervë sigurie dhe biznesi i saj të gjenerojë 20,000 dollarë në muaj.

Lexo: 3 strategji se si të konkurrojmë dhe fitojmë në një mjedis biznesi që ndryshon vazhdimisht

“Unë e di që nuk është një gjë financiare, por kur të filloj të punoj në biznesin tim, kjo më bën kaq të lumtur. Arrij të komunikoj me njerëz me të cilët ndoshta nuk do të kisha qenë kurrë në gjendje të komunikoja. Arrij të shpreh krijimtarinë time mbi projektet për të cilat unë punoj “,- tha Campbell për Insider. “Kjo gjithashtu më ofron diçka për të cilën mund të ëndërroj me të vërtetë. Unë mendoj se sa e mahnitshme do të jetë dikur në të ardhmen kur të filloj të punoj në biznesin tim me kohë të plotë.”

ENTREPRENEUR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0