3 leksione lidershipi nga Dalai Lama - Business Magazine Albania

3 leksione lidershipi nga Dalai Lama


Lideri spiritual shprehet që mirësia dhe mendja e hapur janë element kyç për njerëzit.

Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon janë shumë larg nga ato të liderëve tradicionalë të biznesit, por ata të cilët janë të interesuar në ndërtimin e një biznesi që të jetë më tepër se thjesht fitime monetare, mund të përfitojnë shumë nga urtësia e tij.

Në një intervistë me Harward Business Review, autori i librit bestseller “Emotional Intelligence”, Daniel Goleman,  flet për librin e tij të ri, “Forca e Zotit”, një libër ku eksplorohen studimet e tij mbi shkencat konjitive (shkenca që studiojnë mendimin, të mësuarit dhe organizimin mental) si edhe marrëdhënia e tij dhjetëvjeçare me Dalai Lama.

Goleman ka kaluar 30 vitet e fundit duke shkruar mbi ndërveprimin e psikologjisë, shkencës dhe biznesit, flet për mënyrën se si një lider mund të përdorë mirësinë dhe inteligjencën emocionale për të përforcuar besimin, besnikërinë dhe për të ndërtuar marrëdhënie të forta.

Megjithatë, shumë njerëz mendojnë se në biznes, të shprehësh empati dhe mirësi shpesh është pengesë.

Për ta ndryshuar këtë mendim, mëposhtë do të paraqiten 3 leksione që Goleman mësoi nga marrëdhënia e tij disa vjeçare me Dalai Lama dhe mënyra se si …


ti aplikoni këto mësime në stilin tuaj të lidershipit.

Zgjeroje Vizionin tënd

Si një murg drejtues i shkollës Gelug të Budizmit Tibetian, Dalai Lama nuk është një politikan apo një CEO i lidhur me një parti apo një kompani. Si një lider, “ai nuk i detyrohet asnjë organizate apo grupimi tjetër,” – shkruan Goleman.

“Ai është një qytetar i lirë i botës. Dhe kjo i ka dhënë atij lirinë të përballet me problemet më të mëdha që ne hasim. Mendoj se sa më pak detyrime të kesh ndaj një organizate apo diçkaje tjetër aq më i lirë je në zgjidhjen e çështjeve të cilat kanë vërtet rëndësi; pasi nëse ke detyrime ndaj politikës, do ta kesh vëmendjen kryesore ngushtësisht tek zgjedhjet më të afërta elektorale dhe jo tek qëllimet afatgjata. Ndaj Dalai Lama është një lider ndryshe dhe shikon larg. Ai fokusohet vetë tek çfarë është më e mira për njerezimin.”

Mbase në botën tuaj, kjo është paksa e vështire për ju ta bëni këtë, megjithatë diçka mund të përfitoni nga shembulli i tij.

Leksioni që liderët duhet të nxjerrin nga kjo, sipas Goleman:

“Pyesni veten nëse ka diçka që ju kufizon vizionin – që kufizon kapacitetet tuaja për të treguar më të mirën e vetvetes. A mundet ta zmadhoni vizionin tuaj?

Konsumoni shumë informacion

Si një lider, të jesh i informuar është tejet e rëndësishme për të ardhmen e biznesit tuaj. Ju keni nevojë të informoheni mbi teknologjitë e reja që shfaqen, arritjet e shkencës, konkurrentët e rinj, ligjet dhe situatën politike. Nëse ju do të grumbulloni veç informacion për një fushë të vetme interesi, ju nuk jeni aspak i informuar.

Sipas Goleman, Dalai Lama kur vjen puna për të mësuar gjëra të rëja nuk diskriminon asgjë. Ai nuk shmang fusha të caktuara të dijes, përkundrazi ai tregohet i hapur ndaj gjithçkaje dhe mbledh informacion kudo të mundet.

“Ai takohet si me udhëheqëa shtetesh ashtu edhe me lypësa endacake. Ai merr informacion nga njerëz të çdo niveli shoqëror në çdo cep të botës. Kjo mënyrë veprimi, i jep atij mundësinë të kuptojë situata të ndryshme, ti analizojë ato nga shumë këndvështrime dhe të gjenerojë zgjidhje të cilat ndihmojnë gjithkënd pa prekur intereat e dikujt tjetër.”

Tregoni mirësi pa fund

Të kesh dashuri për njerëzit në jetën tënde është diçka që s’ka nevojë ta thuash. Por dashamirësia është mjaft e vështirë të haset në botën e biznesit. Besimet dhe qëndrimet e Dalai Lama i kanë rrënjët tek mirësia (termi anglisht: compassion).

Për këtë pikë, Goleman shpreht se “thënë shkurt, është dashamirësia e cila bën ndryshimin midis të kuptuarit më njëri tjetrin dhe kujdesit. Është si një lloj dashurie që një prind ka për fëmijën e tij. Kultivimi i mëtejshëm i saj do të thotë t’ja përcjellësh këtë tek njerëzit e tjerë që kemi pranë në jetën tonë dhe tek ata që takojmë.”

Dalai Lama nuk ka dashamirësi veç për ata që e ndjekin apo vetëm për Tibetianët. Mirësia e tij është “e pakufizuar – ai duket që tregon kujdes për çdo njeri, në mbarë botën.”- vazhdon arsyetimin e tij Goleman.

Në të njëjtën mënyrë, ju duhet të jeni dashamirës për të gjithë punonjësit tuaj, klientët, bashkëpunëtorët dhe konkurrentët madje.

“Një qëndrim pozitiv ndaj tjetrit, krijon një lloj rezonance e cila forcon besimin dhe besnikërinë në një marrëdhënie dhe motivon një ndërveprim harmonik,” shkruan Goleman.

“Nëse nuk bëni asgjë për të treguar pozitivitetin dhe mirësinë tuaj, do të ndodhë e kundërta si kur jeni në shtëpi ashtu edhe në botën e biznesit.”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0