200 sipërmarrje italiane në Tiranë. Kryeministri Rama: një kapitull i ri investimesh

200 sipërmarrje italiane në Tiranë. Kryeministri Rama: një kapitull i ri investimesh


Një nga forumet më të mëdha të biznesit, me kompani italiane, po zhvillohet këtë të hënë në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj prezantuan para më shumë se 200 sipërmarrësish, avantazhet e të bërit biznes në Shqipëri, duke theksuar në veçanti lehtësitë që po aplikohen në sektorin e turizmit. Kryeministri Rama e ka quajtur, ‘’një kapitull të ri investimesh që krijojnë punësim dhe ekonomi,’’ praninë e 200 sipërmarrjeve të Confindustrias italiane në vendin tonë.

Nga ana tjetër, Ambasadori Italian Alberto Cutillo, ka theksuar gjatë forumit se interesi i kompanive italiane për të investuar në Shqipëri, ka ardhur në rritje.

Lexoni: https://businessmag.al/ne-fund-te-shkurtit-zbarkojne-sipermarresit-italiane/

Misioni ka karakter shumë-sektorial duke përfshirë sektorët e mëposhtëm:

(i) Infrastruktura (turizëm, spitale, burgje dhe shkolla, hekurudha, rrugë, porte dhe aeroporte, punime hidraulike dhe makineri ndërtimi);

(ii) Energjia & Green Tech (teknologji dhe komponente elektronike dhe mekanike për prodhimin, transmetim dhe shpërndarje e energjisë (Oil & Gas dhe burime të rinovueshme), hidrocentrale dhe impiante fotovoltaike, biomasa, teknologji për kursimin e energjisë, menaxhimi i mbetjeve, pastrimi dhe trajtimi i ujit dhe ajrit).

(iii) Agro-industria dhe përpunimi i ushqimit (makineri bujqësore dhe mbarështimi, teknologji për akuakulturën dhe peshkimin, teknologji dhe mjete teknike për përpunimin e produkteve të freskëta, për paketimin dhe materialet e amballazhimit, sisteme teknike për aplikimet agro-industriale, nën-furnizim për mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerive, mbushje e shisheve, përpunim, ruajtje dhe paketim i produkteve të konservuara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0