2 shembuj motivimi që në shkollën fillore

2 shembuj motivimi që në shkollën fillore


Janë më shumë se mësuese në sytë e nxënesve të tyre e për prindërit janë shpresa për të ardhmen. Me kaq shumë dashuri e përkushtim mësojnë ata që nesër do të jenë e ardhmja e vendit të tyre. Ata nuk po bëjnë thjesht detyrën, por në vetvete kanë ndërmarrë një mison unik, edukimin e fëmijëve. I trajtojnë ato si të ishin fëmijët e tyre. 

Por, lumturinë e dyfishtë e gëzojnë prindërit, kur fëmijët e tyre mësojnë dhe edukohen njëkohësisht. Bëhet fjalë për mësueset Liliana Luanin dhe Vjollca Preçi. Mësueset që i janë përkushtuar me mish e me shpirt edukimit të atyre syve të vegjël të mbushur plot shpresë. Janë të shumtë mësuesit që po bëjnë përpjekje maksimale të edukojnë brezat e rinj. Lexoni më poshtë rreth Liljana Luanit dhe Vjollca Preçit.

Sa herë i drejtohet një shtëpie, një rreze dielli hyn në atë shtëpi. Zemra e fëmijës rreh më shumë e mendja e tij hapet. Kjo është Liljana Luani, mësuesja nga veriu i Shqipërisë, e cila mëson në mënyrë vullnetare fëmijët e ngujuar. Shëtit në këmbë nga fshati në fshat, pa asnjë pagesë shtesë.  E bën nga dëshira për të shpërndarë dije dhe për të ndriçuar mendjet që do të jenë e ardhmja e atdheut. Në edukimin e fëmijëve ka arritur të angazhojë edhe mësuese të tjera, duke lënë një dritare hapur për fëmijët që po rriten brenda katër mureve.

Mësuese Liliana u nderua me Certifikatë Mirënjohjeje në ndarjen e çmimeve të filantropisë nga Partnerët Shqipëri. Motivacioni ishtePër kontributin e çmuar dhe punën e vyer e të palodhur prej më shumë se pesëmbëdhjetë vitesh në edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të ngujuar nga fenomeni i gjakmarrjes, që me përkushtimin dhe investimin e saj personal, u jep këtyre fëmijëve shpresë për të ardhmen”.

Lexo: Liljana Luani mësuesja vullnetare kundër gjakmarrjes

Me shumë se gjysmën e jetës së saj ia ka kushtuar arsimit. Vjollca Preçi është mësuesja e shkollës “28 Nëntori” në Laprakë. Në 31 vite punë si mësuese, 21 i ka në kryeqytet. Kur merr një klasë të parë, ajo njihet fillimisht me anën sociale të familjeve të tyre, nga vjen ai fëmijë, ku ha, ku jeton, çfarë kushtesh ekonomike ka, çfarë profesioni dhe shkollimi kanë prindërit në mënyrë që të kuptojë botëkuptimin e tij, të kuptojë që nëse reagon ashpër, nga se vjen kjo. Ajo projekton në mendjen e saj ku po rritet fëmija.

Vjollca ka integruar dhe prindërit që të jenë pjesë e procesit mësimor në aktivitetet e zhvilluara në klasë. Mes aktiviteteve, fëmijët mësuan procesin e bërjes së bukës. Një gjyshe e ftuar në klasë ka tjerrë fije leshi dhe u tregoi fëmijëve rreth këtij produkti, madje ajo kishte sjellë disa punime që fëmijët t’i shikonin dhe bashkë me to edhe një kek të bërë nga ajo, me mesazhin që duhet ta marrim bukën me vete, pasi gatimi i nënës ka brenda  dashuri.
Lexo: Më shumë edukim sesa mësim, sipas mësuese Vjollcës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0