Ndizen motorrët e tregtisë. Në janar: eksporti rritet gati 24%, importi 27%

Ndizen motorrët e tregtisë. Në janar: eksporti rritet gati 24%, importi 27%


Muaji i parë i këtij viti, ka qenë mëse i mbarë për eksportet shqiptare, të cilat u rritën 23,6 %, krahasuar me janarin 2017. Ndaj një muaj më parë (dhjetor 2017) eksportet ishin 6,4 % më shumë, sipas Institutit të Statistikave.

Muajin e kaluar vlera e eksportit ishte 23 miliardë lekë.

Kompanitë tregtare duket se kanë ndezur motorrët që në janar, si në eksport edhe importin e mallrave. Vlera e importeve ishte 45 miliardë lekë, duke u rritur me 27%, në krahasim me janarin 2017.

Rritja vjetore e eksporteve është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +10,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +8,1 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +2,7 pikë përqindje. Grupi që ka ndikuar negativisht në eksorte është “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,9 pikë përqindje.

Ky i fundit është edhe grupi i mallrave që shënoi rritjen më të madhe në importe. Në një vështrim më të detajuar, energjia elektrike vlerësohet të ndikojë negativisht në bilancin tregtar, me importe ende shumë të larta, ndërsa eksporti i mbarë i ferro-kromit, duket faktori kryesor i rritjes së dukshme të eksportit të metaleve.

Si shkoi tregtia në 2017?!

Lexoni: https://businessmag.al/instat-eksportet-rriten-12-por-deficit-tregtar-perkeqesohet

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0