16 vjeçari fiton 3 milionë dollarë në një kompeticion të video lojës Fortnite » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 30/07/2019

16 vjeçari fiton 3 milionë dollarë në një kompeticion të video lojës Fortnite

Share
nga Eridon Elshani
Kor 30, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Kupa e Parë Botërore e video lojës Fortnite ka përfunduar me ndarjen e çmimeve në vlerë 30 milion dollarë ku një adoleshent nga Pensilvania fitoi çmimin e parë prej 3 milion dollarëve.

Nëse mendoni se nuk ja vlen të luani video lojëra, merreni shembull 16-vjeçarin Kyle “Bugha” Giersdorf. Siç raporton Polygon, dje Bugha arriti të fitojë garën në Kupën e Parë Botërore të Fortnite dhe fitoi 3 milion dollarë. Ai arriti të shënojë 59 pikë në gjashtë rundet, duke mposhtur me lehtësi lojtarin e vendit të dytë Harrison “Psalm” Chang, i cili shënoi vetëm 33 pikë.

Kupa e botës u mbajt në Stadiumin Arthur Ashe në New York dhe përbëhej nga tre kompeticione të quajtur Solos, Duos dhe Pro-Am. Sipas Esportspedia, Kupa Botërore ishte turneu i parë i madh për Bugha-n.

Jam shumë i sigurt që kupa e botës do të vazhdojë dhe Bugha do ta mbrojë titullin e tij vitin tjetër.

Entrepreneur