158 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 14 568.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre pacientë: një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar në 8 965 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë ju kujton të kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID-19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID-19.