Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë pesë persona për shkak të Covid-19, një 47 vjeçar nga Shkodra, një 53 vjeçare nga Fieri, një 57 vjeçar nga Lezha, një 78 vjeçar nga Kukësi, , një 78 vjeçar nga Elbasani. Mjekja Rakacolli bëri me dije se në këto 24 orë janë shtuar edhe 156 raste të reja të prekur me virusin dhe shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 44 raste në Tiranë, nga 11 raste në Krujë dhe Kukës, nga 10 raste në Durrës, Fier, Lezhë, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Elbasan, Lushnje, Tropojë, 5 raste në Berat, nga 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Patos, nga 3 raste në Devoll dhe Vlorë, 2 raste në Mirditë, nga 1 rast në Kurbin, Pukë, Divjak, Shijak.
‘’Në 24 orët e fundit janë shëruar 88 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4184, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 141 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 34 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse, ” u shpreh Rakacolli
Mjekja gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që të mos ulin vigjilencën në asnjë moment po të vazhdojë të respektojnë masat e higjienës dhe distancimin social. Si çdo ditë ajo deklaroi se qytetarët që kanë shenja të sëmundjes duhet të telefonojnë menjëherë në Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1954
Durrës 504
Shkodër 304
Fier 195
Lezhë 164
Korçë 161
Vlorë 141
Kukës 140
Elbasan 127
Berat 68
Gjirokastër 44
Dibër 44
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.