Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfirmoi se harta e prekjes nga koronavirusi është zgjeruar dhe bëri apel për qytetarët të respektojnë masat e distancimit social.
Shefja e Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, informoi në detaje për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë testuar 45 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 856 persona, ku 104 raste janë pozitive.
Përhapja e koronavirusit është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 68 persona;
— Në Durrës: 7 persona,
— Në Fier: 12 persona, Shefja e Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, informoi në detaje për situatën e COVID-19 në Shqipëri
— Në Lushnje: 2 persona;
— Në Elbasan: 2 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 3 persona,
— Në Korçë: 3 persona;
—Në Vlorë: 4 persona;
— Në Shkodër: 1 person.