13 mijë të huaj të punësuar në Shqipëri - Business Magazine Albania

13 mijë të huaj të punësuar në Shqipëri

Orare fleksibël pune për gratë dhe burrat që kujdesen për familjarët

Zhvillimi i sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe kërkesa për fuqi punëtore të shtuar ka bërë që vendi ynë të jetë tërheqës për punonjësit e huaj. Drejtorja e Shërbimeve të Tregut të Punës pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Gertiola Çepani, në një intervistë për median tha se, ka një rritje të numrit të huajve të punësuar në vendin tonë.“Shqipëria shihet si një nga vendet me zhvillim ekonomik dhe interesi i huajve për të punuar në Shqipëri ka ardhur në rritje. Sipas të dhënave zyrtare, fundi i vitit 2024 është mbyllur me 13 mijë të huaj që punojnë në Shqipëri.“, tha Çepani.

Ndërkohë që sipërmarrjet që kërkojnë më shumë janë të ndryshme.

Lexo edhe: Rritje page në administratë, bonus për pozicionet kyçe, ja kush përfiton

“Më shumë evidentohen sipërmarrjet që shtrijnë aktivitetin në sektorë si akomodimi dhe shërbimi ushqimor, i ndërtimit, i tregtisë me shumicë e pakicë, industria përpunuese e të tjera. Punonjësit që kërkohen më shumë janë banakier, ose kamarier, kuzhinier, apo ndihmëskuzhinier, apo profesione që lidhen me nivelin e ulët apo të mesëm të arsimit,“ deklaroi ajo.

Vendet nga vijnë të huajt e interesuar për t’u punësuar janë me shtrirje gjeografike të gjerë.

“Shtetasit e huaj që vijnë për të punuar në Shqipëri përfaqësojnë një shumëllojshmëri vendesh ku mund të theksojmë Turqinë, Italinë, Kosovën, Filipinet dhe Indinë.“, tha Çepani.

Ndërkohë që edhe dy shërbimet që ofrohen në platformën “e-Albania” për paketën e “Lejes Unike” kanë bërë që bizneset të kenë mundësi më të shpejta për të kryer dokumentacionet.

ATA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ndërto diçka që njerëzit e duan dhe gjithçka tjetër do të vijë vetvetiu.”
— Paul Graham
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0