12 KËSHILLA PËR ZOTËRIMIN E SHITJEVE BRENDA KOMPANISË - Business Magazine Albania

12 KËSHILLA PËR ZOTËRIMIN E SHITJEVE BRENDA KOMPANISË

Pavarësisht formës, disa gjëra / objekte thjesht nuk përshtaten me mjedisin aktual, në të cilin ato gjenden. Andaj, përshtatja në fushën e shitjeve dhe jo vetëm, do të thotë zhvendosje e rrethanave. Mosefektiviteti i shitësve në fushën e shitjes nënkupton që ata duhet të ndryshojnë mënyrën e qasjes ndaj gjërave. Sipas ekspertëve të Hubspot, këto janë 12 këshillat që shitësit duhet t’i ndjekin për të qenë sa më efektiv në profesionin e tyre: 

  1. Bëhu ndryshimi që dëshiron të jesh;
  2. Ndërtojeni procesin në tërësi;
  3. Kini kujdes të shtuar – empati; 
  4. Ndajeni me miqtë tuaj në rrjete sociale ekspertizën tuaj, për të promovuar besueshmëri;
  5. Ji gjithmonë vetvetja; 
  6. Shpjegoni vlerësimin tuaj për proçesin e shitjes, nga fillimi deri në fund, duke përfshirë pritshmëritë tuaja për atë çështje;
  7. Gjatë konferencave, bëhuni pjesë duke aktivizuar kamerën tuaj; 
  8. Gjithmonë caktojeni datën e rikontaktimit / ritakimit (edhe nëse është gjëja më e lehtë dhe e thjeshtë për t’u bërë);
  9. Merrni parasysh krijimin e një plani dhe veprimi të përbashkët, në një dokument të përbashkët, i cili do të iu shërbejë për të bashkëpunuar në hapat e ardhshëm, duke definuar pronësinë e hapave të ardhshëm;
  10. Bëni një kontroll për të kuptuar nivelin e interesit tuaj; 
  11. Bëjeni të lehtë proçesin për ata që duan të tërhiqen nga bashkëpunimi / dalin; dhe 
  12. Ndërprejeni – nëse e shihni të arsyeshme. 

Nëse dëshironi të fitoni një tranzicion të duhur në procesin e zhvillimit tuaj profesional, duhet ti aplikoni të gjitha këto këshilla, të cilat shoqërohen me shkallë më të lartë të përqendrimit, lexim i librave, shtoni kuriozitetin tuaj, caktoni takime me njerëz të rëndësishëm dhe caktoni qëllimet tuaja, duke vendosur plane afatgjata dhe të qëndrueshme për t’i arritur ato. Kështu, përmes strategjisë dhe përpjekjeve të vazhdueshme, do të rritni aftësitë tuaja të shitjes dhe do të grumbulloni njohuritë e duhura për pozicionin që aspironi të merrni brenda kompanisë tuaj. Rëndësia e sinqeritetit, individualitetit dhe vërtetësisë në prezentimin e vetes tuaj dhe në raport me të tjerët është esenciale dhe e padiskutueshme. Në këtë formë, ju do të krijoni besim me kolegët dhe klientët, e në këtë formë do të promovoni një marrëdhënie më të shëndoshë me të dyja palët. Ky është një mekanizëm i mirë për të mbajtur nën kontroll gjithë proçesin e shitjes. 

 Ndërsa, ajo që e nxit bashkëpunimin dhe llogari-dhënien me palën tjetër është pikërisht plani i përbashkët i veprimit që do të ndërtoni së bashku.

Të gjithë ata që janë interesuar për t’u aftësuar profesionalisht, nëpërmjet trajnimeve, mund të kontaktojnë në: sales@denisgafuri.com dhe +383 (0) 49 893 693

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0