182 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 15,752.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën pesë pacientë: një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar 90 qytetarë duke e çuar në 9,675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Lexoni: Policia e Shtetit: Mbajtja e maskave do të monitorohet në terren
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 61 raste në Tiranë,19 në Shkodër, 12 në Korçë, 9 në Lushnje, nga 7 raste në Fier, Berat, nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër, Prrenjas, nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë, nga 3 raste në Sarandë, Dibër, nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd, nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.