#10YearChallenge (Sfida 10-Vjeçare) pushton internetin » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

#10YearChallenge (Sfida 10-Vjeçare) pushton internetin

Ashtu si shumë trende që lindin në internet, i pari i këtij viti është një “sfidë” që në fakt nuk është aspak sfiduese. Dhe gjithashtu si shumë trende në internet, ajo kryesisht funksionon si një justifikim për të postuar një foto tuajën. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe në fakt, pasi rrjetet sociale për këtë janë projektuar. Por, për narcisizmin e saj të pandarë dhe për një shumëllojshmëri të arsyeve të tjera pak më të çuditshme, njerëzit janë përpjekur të sjellin argumenta se kjo është një e keqe e fshehur.

10-Year Challenge, ose Sfida 2009 vs. 2019, ose Sfida Glow Up, ose How Hard Did Aging Hit You Challenge, sido që ta quani, është e thjeshtë: Ju postoni një foto të vetes të vitit 2009 pranë një foto të vitit 2019. Përshkrimin ja vendosni si të dëshironi. Është kaq e thjeshtë!

Lexoni: Një lëvizje e re e Facebook për të kthyer të rinjtë në aplikacion

Fotot filluan të postoheshin në masë pas vitit të ri në Facebook, Instagram dhe Twitter. Në thelbin e saj, 10-Year Challenge është një mënyrë e pranueshme nga shoqëria, që ju të mburreni se si keni qenë dhe si vazhdoni të jeni tani.

Asnjë nga këto nuk është e re – iteracionet e Sfidës 10-vjeçare kanë lundruar prej vitesh dhe shpesh rishfaqen në Janar.

Personat e famshëm, sigurisht, e duan sfidën 10-vjeçare; kjo është në thelb një justifikim për të thënë, “shikoni se sa i/e mirë jam – ende!”

Kritika më e përhapur e Sfidës 10-vjeçare, megjithatë, sugjeron se kjo është në të vërtetë një mashtrim i hartuar nga Facebook për të ndihmuar në trajnimin e algoritmeve të njohjes së fytyrës në përparimin e moshës. Autorja e teknologjisë Kate O’Neill e shtriu teorinë në Twitter që më pas u bë virale, e cila më vonë u zgjerua në një artikull për Wired.

Në të, O’Neill argumenton se Facebook ndoshta inkurajoi meme-t, sepse duke pasur dy grupe të fotografive të një periudhë të caktuar kohore mund të përdoreshin për të trajnuar software-in e saj për të kuptuar se si njerëzit ndryshojnë me kalimin e moshës. Kjo, atëherë, mund të jetë e dobishme për të përmirësuar softuerin e njohjes së fytyrës, i cili në një nivel mesatar përdoret për të targetuar reklamat tek njerëz të caktuar dhe e keqja e saj është përdorur nga zbatuesit e ligjit për të ndjekur qytetarët që ata i konsiderojnë si të dyshimtë.

Komentuesit në Twitter ishin të shpejtë për t’u përgjigjur me pohimin e qartë se Facebook tashmë i zotëron këto foto, të cilët u bashkëngjiten datave të caktuara. Çdokush që ka ngarkuar ndonjëherë një foto në Facebook, e di se ai automatikisht sugjeron miqtë që janë në foto në formën e një tag-u. O’Neill, megjithatë, argumenton se një “grup i pastër, i thjeshtë, i etiketuar me mirësi nga fotografitë e atëhershme” do të eleminonte konfuzionin për algoritmet, veçanërisht kur datat e fotografive që postohen dhe bëhen janë shpesh të ndryshme.

Lexoni: Mark Zuckerberg poston në profilin e tij të Facebook sfidat personale për vitin 2019

Megjithatë, mendimi se Facebook e “filloi” disi vetë sfidën me meme është gjithashtu i gabuar, pasi #10YearChallenge nuk është shumë ndryshe nga mënyra që njerëzit postojnë fotot e përsëritura. Arsyeja më e mundshme që ajo përhapet: Njerëzit me të vërtetë gjejnë justifikime për të ngarkuar fotot e tyre, veçanërisht ato që shikojnë me nostalgji. Kjo e bën sfidën 10-vjeçare jo më pak të keqe se ajo që rrjetet sociale tashmë janë: një vlerë dhjetëvjeçare e vendosur që gjithashtu kontribuon në një gjendje mbikqyrjeje.

burimi: vox.com