10 zyrat më të veçanta në botë për vitin 2018 - Business Magazine Albania

10 zyrat më të veçanta në botë për vitin 2018


Zgjedhjet e këtij viti për zyrat më të veçanta të botës kanë karakteristika unike që mbulojnë çdo nevojë – nga baret e akulloreve deri te dhomat dixhitale të relaksit. Përtej përfitimeve, ato janë gjithashtu hapësira të këndshme për syrin, në të cilat punohet, plotësohen afatet apo hidhen hapat për shpikjen e radhës.

Codigo Del Sur | Montevideo, Uruguaj

Codigo Del Sur, një zhvillues i aplikacioneve mobile uruguajian, e ktheu një rezidencë të viteve 1920 në një zyrë, duke kombinuar luksin dhe sofistikimin me frymën futuristike të kompanisë.

Brenda shtëpisë tre katëshe me 15 dhoma ju do të gjeni divane prej lëkure të Chesterfield, një piano dhe pjesë të artit që rivalizojnë super kompjuterat nga një e ardhme pas apokaliptike.

Zyra vjen me një bibliotekë dhe hapësira të shumta pune, duke përfshirë kuzhinat në çdo kat, sallë për lojëra dhe një kopësht jashtë. Ekziston edhe një pishinë që punonjësit e përdorin çdo të premte në verë dhe dy oborre të brendshme.

Bumble | Austin, Teksas

Zyra e rrjetit social dhe aplikacionit për takime ka guxuar me stilin e saj duke përdorur elemente të bletëve.

Zyra është e dominuar nga format e hojeve të bletës, raftet po ashtu dhe drita tamam si ngjyra e mjaltit. Nëpër muret e zyrës janë të vendosura mesazhe frymëzuese si “Bëhuni CEO me të cilin prindërit tuaj kanë dëshiruar gjithmonë që ju të martoheni.”

Stafi i Bumble-it, i cili është i përbërë 85% nga femrat, gëzon një dhomë private për nënat me gji. Plus punonjësit kanë një dhomë relaksi ku mund të presin flokët, të bëjnë manikyr dhe pedikyr.

Hutch | Culver City, Kaliforni

Nuk është një surprizë që Hutch, një aplikacion që ju lejon të dizejnoni virtualisht shtëpinë tuaj, nuk do të zhgënjente në dizajnin e zyrës së tij. Qëllimi: të krijoni një hapësirë që ngjall kreativitet dhe komfort.

Zyrat e Hutch janë dekoruar duke pasqyruar një pjesë specifike të qytetit në çdo dhomë (Culver City, Echo Park, Venice, dhe Doëntoën L.A.). Hutch ka dizejnuar hapësira të tilla si kuzhina (majtas) dhe sallat e konferencave, me aplikacionin e vet.

Banjat, ndonëse të vogla, janë të dekoruara me shumë ngjyra dhe me modele të guximshme të mureve. Jashtë tualetit, një artist krijoji një mural me filtrat e preferuara të kompanisë.

Instagram | New Jork

Kur hyni në zyrën e Instagram në dyqanin e vjetër të Wanamaker, do të gjeni një “Mur dixhital” që mbulon një përmbajtje nga komuniteti global i Instagram me 800 milionë përdorues. Fotot e murit janë gjithashtu me burim nga Instagram.

Krenaria e zyrës është bari i lëngjeve dhe akulloreve. Mbi 18 sugjerime dhe lëngje bëhen me porosi, me emra të frymëzuar nga Instagram, të tilla si Gingham dhe X-Pro. Mbi 20 shije akulloresh janë në dispozicion.

Zyra L’Oreal | Paris

Kompania globale e kozmetikës franceze u bashkua me agjencinë e arredimit të brendshëm Maison Sarah Lavoine për të ndihmuar në dizejnimin e kampusit të ri të zyrave të vendosura në brigjet e Senës.

Zyra ka një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse, të mobiluar me tavolina dhe karrige të ulëta në blu të ndritshme dhe rozën e ëmbël. Pllakat e qelqit janë në tonet e tokës që zbutin atmosferën e zyrës.

Kampusi i ri përmban rreth 2.000 punonjës dhe përmban disa kopshte dhe një tarracë në katin e 8-të me pamje nga Parisi dhe La Defense. Ekziston gjithashtu një sallon bukurie dhe dhoma dixhitale relaksimi në dispozicion për punonjësit.

Ideas Lab Offices | Shanghai

Ideas Lab, një laborator kërkimor teknologjik, firmosi me firmën X + Living për të arreduar një zyrë me temë Epoka e Informacionit.

Kati i dytë (majtas), i cili gjithashtu përfshin një hapësirë për punë, është vendi ku ekipi i R & D punon në komercializimin e facial recognition dhe aplikacioneve të realitetit virtual.

Edrington | Nju Jork

E vendosur në distriktin e Flatiron, Edrington, një kompani ndërkombëtare, u bashkua me firmën e dizajnit Gensler për të krijuar një hapësirë të sofistikuar që vë theksin në drurin antik.

Hapësirat e punës janë të projektuara për të pasqyruar historinë e kompanisë. Dhoma kryesore e konferencës përmban një instalim ndriçimi të përbërë nga fuçitë e vjetra të brandit.

GIPHY | New Jork

Platforma e njohur për bibliotekën e saj të GIF-ve kishte tre kërkesa për firmën Architect AF, kur erdhi për arredimin e zyrës së saj: zyra të hapura, një kuzhinë me restorant dhe dhoma krijuese fleksible.

Për t’u çlodhur, punonjësit mund të shkojnë në bodrumin e GIPHY, i cili funksionon si hapësirë krijuese dhe zonë për lojëra të ndryshme. Ekziston gjithashtu një kafene me shërbim të plotë dhe sallë pritjeje të mbushur me art GIPHY.

NewDay Offices | Londër

Firma financiare bashkëpunoi me kompaninë e dizajnit “Oktra” për të arreduar një hapësirë pune moderne që maksimizon bashkëpunimin në një ndërtesë të epokës viktoriane.

Ideja ishte të krijonte një hapësirë bashkëkohore, duke ruajtur ende karakteristikat origjinale të shekullit të 18-të. Për shembull, forma dhe peizazhet unike janë në kontrast me muret me tulla të kohës.

Dplus Global | Guangzhou

Kompania e produkteve natyrale Dplus Global largohet nga zyra tradicionale për një me ngjyra dhe linja të theksuara.

Tavolina e pritjes në formë varke i jep ngrohtësi të gjithë hapësirës – një zgjedhje e projektuar për të patur rehatinë dhe çlodhjen në zyrë.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0