10 mënyra për t’i bërë punonjësit tuaj 10 herë më produktiv - Business Magazine Albania

10 mënyra për t’i bërë punonjësit tuaj 10 herë më produktiv


Si një menaxher, një nga përgjegjësitë më të mëdha që ke është t’i bësh njerëzit të japin më të mirën nga vetja e tyre. Nëse puna e menaxherit bëhet si duhet, çdokush në skuadër jo vetëm që do të jetë më produktiv dhe efikas, por edhe më i lumtur.

Një nga sfidat më të mëdha për një menaxher sidomos të ri, është t’i qëndrojë njerëzve pranë për t’i ndihmuar ndërsa përpiqet të gjejë mënyra sa me efikase për të bërë punën e tij si duhet.
Fuqizimi i punonjësve përmes menaxhimit cilësor është një art më vetë, njëlloj si të mësuarit të programimit apo biçikletës. Përderisa nuk ekziston ndonjë metodë përcaktuese ose e garantuar për t’u bërë “udhëheqësi më i mirë ndonjëherë”, ka shumë gjëra që mund të bëni për t’u siguruar që punonjësit tuaj janë duke marrë drejtimin e duhur.

Lexoni : Çfarë bëri kjo CEO kur 45 nga punonjësit e saj dhanë dorëheqjen?

Këtu paraqiten 10 mënyra taktike për t’i ndihmuar punonjësit tuaj të jenë më produktivë-një themel i shkëlqyeshëm për suksesin e ardhshëm të lidershipit.

1.Ji vetvetja

Asgjë nuk e zëvendëson autenticitetin. Njerëzit e kuptojnë fallcitetin. Nëse tregoheni të tillë përpara punonjësve tuaj me të cilët ju duhet të përballeni çdo ditë, do të humbisni besimin e tyre, për rrjedhojë edhe puna që ata do të bëjnë do të jetë më pak produktive.

Sjellja në një mënyrë që është në përputhje me bindjet dhe vlerat tuaja do t’ju japë çdo ditë më shumë energji, dhe kështu do t’i dërgoni një mesazh punonjësve tuaj që edhe ato të jenë vetvetja.

2. Krijoni një kulturë të transparencës dhe merrni reagime

Ndërsa shumë menaxherë nuk kanë guxim ta bëjnë këtë, pranimi i gabimeve krijon një kulturë të sinqertë dhe transparente ku të gjithë mund të ndihen të lirë të mjaftueshëm për të bërë më të mirën në punë.

3. Njihni çdo individ

Të pyeturit dikë kur e dini se diçka po ndodh në jetën e tij dhe të qëndruarit pranë dikujt në momente të vështira mund të ndihmojë në lidhjen e fortë tuajën me anëtarët e tjerë të ekipit. Duke u lidhur më tepër me ta kuptoni se çfarë i motivon punonjësit tuaj, çfarë ata dinë të bëjnë më mirë dhe se me çfarë po merren në momentin aktual.

4. Vlerësojini punët e bëra mirë

Duhet ti vlerësoni punët e bëra mirë, në vend që të vini re vetëm çfarë nuk shkon. Kjo gjë do t’i motivojë tepër punonjësit tuaj dhe do t’i bëjë ata më produktivë.

5. Fuqizojini ata me teknologjinë më të mirë

Njerëzit shpesh shpenzojnë kohë duke u marrë me detyra që mund të automatizohen, dhe që mund të bëhen më shpejt duke përdorur një teknologji më të avancuar. Investoni në teknologji, kjo do t’i bëjë ata të jenë më të shpejtë, produktivë dhe të lumtur.

6. Inkurajoni marrjen e riskut

Nëse një projekt do të kishte 40% shanse të dështonte dhe 60% shanse për të patur sukses, punonjësit prej frikës së ndëshkimit pas një dështimi përgjithësisht nuk e marrin inisiativën për të rrezikuar. Ju duhet t’i inkurajoni punonjësit tuaj të provojnë diçka më ambicioze se norma.

Inkurajimi i ndërmarrjes së riskut i bën punonjësit tuaj të ndihen më të sigurtë dhe autonom, gjithashtu rrit shkallën e inovacionit.

7. Motivojini punonjësit tuaj dhe kujdesuni që ata të ruajnë entuziazmin
Një nga sfidat më të mëdha të një kompanie veçanërisht teksa ajo rritet është t’i mbajë punonjësit e saj entuziastë në punën e tyre. Punonjësit duhet të ndihen gjatë punës sikur po bëjnë gjënë më të mirë për momentin në jetën e tyre. Duhet t’i lini ato të lirë të kenë konceptet e tyre. Kjo do t’i motivojë ata të japin më tepër nga vetja.

8. Jepuni punonjësve liri dhe autonomi

Duhet t’i lini punonjësit tuaj të jenë vetvetja që të mund të jenë më të lumtur dhe produktivë.
Duke biseduar me punonjësit në lidhje me llojin e punës që ata duan të bëjnë, duke i inkurajuar punonjësit t’i vënë vetes një qëllim apo të krijojnë një ide në të cilën duan të bazohen, të lejuarit për të ndjekur në punë stilin e tyre të të bërit të gjërave- do t’i inkurajonit punonjësit të bënin gjënë që ata duan më së shumti dhe kjo do t’i japi mundësinë të jenë produktivë.

9. Shtyjini njerëzit të bëjnë atë që ata mendojnë se nuk munden

Autonomia është e rëndësishme, por dhe një orientim apo udhëzim është i nevojshëm, sepse ndryshe njerëzve mund t’i duhet të shpenzojnë një kohë të gjatë derisa të gjejnë se çfarë duan të bëjnë.

10. Punësoni më të mirët

Në një botë ideale ju do të kishit mundësinë të punësonit njerëz të pasionuar, me ide të qarta dhe që dinë ta shtyjnë veten e tyre për të patur rezultat në punë.

Jo të gjithë ata që ju punësoni  mund të jenë yje. Por, ju si menaxher duhet të përpiqeni të nxirrni kualitetet e një stari dhe t’i kultivoni ato tek njerëzit normal që ju afrohen. Sigurisht që ka dhe persona të tillë të cilët nuk përshtaten me profilin e punës që i keni dhënë dhe çfarëdo që të bëni me ta nuk do të ketë rezultat.

Burimi : Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0