10 librat që rekomandojmë të lexoni gjatë verës

10 librat që rekomandojmë të lexoni gjatë verës

libra

Çdo verë e ka magjinë e saj, por këtë vit, për shkak të pandemisë, shumë prej kënaqësive janë zbehur disi, prandaj leximi mund të rikthejë sado pak ato ndjesi dhe gjendje që duam gjatë periudhës së pushimeve. Të rekomandosh është e vështirë: sidomos kur ke të bësh me lexues që kanë përvoja dhe natyra të shumëllojshme.

Edhe kjo listë prej 10 librash është shtrydhur me shumë vështirësi; mes librave më të kërkuar në Shqipëri dhe në tregjet globale, mes atyre që kemi nevojë për të lexuar më shumë këto kohë, mes librave që rrokin tematikat më të nxehta të momentit, si dhe mes librave që të nxisin për të menduar ndryshe dhe të motivojnë për të pasur shprehi më të mira.

Padyshim kemi bërë gërshetim zhanresh dhe kategorish në përpjekjen që të plotësojmë sa më shumë interesa, por me premtimin që asnjëri prej tyre nuk do të zhgënjejë pritshmëritë tuaja. Prandaj, po e nisim listën tonë:

1. “E ardhmja e kapitalizmit” nga Paul Collier
https://bukinist.al/sq/histori/10050-e-ardhmja-e-kapitalizmit.html

Ky libër vjen në pikun e debateve për një dështim të sistemit kapitalist në kohën tone prandaj vlerësohet si një ndër botimet me idetë me polemizuese rreth kësaj çështje. Tematika thelbësore mbi të cilin zhvillohet libri është pyetja: Ku po shkon kapitalizmi?! Në pjesën më
të madhe të Europës, të rinjtë po vuajnë nga një papunësi masive. Një e treta e të rinjve italianë janë të papunë, një
papunësi e tillë është parë për herë të fundit vetëm gjatë depresionit të viteve 30 të shekullit XX. Ideologët me fuqi deduktive rivalizohen nga një specie tjetër politikanësh, populistët karizmatikë. Populistët i shmangen madje edhe
analizës rudimentare të një ideologjie, duke u hedhur drejtpërsëdrejti në zgjidhje, që për dy minuta të duken të vërteta.

2. “21 leksione per shekullin e 21” nga Yuval Noah Harari
https://bukinist.al/sq/histori/8735-21-leksione-per-shekullin-e-21.html

Autori i dy librave më të shitur të momentit në mbarë botën, “Sapiens” dhe “Homo Deus”, Youval Noah Harari vjen me librin më të fundit në shqip, “21 leksione për shekullin e 21” ku analizohen sfidat globale si epidemitë, inteligjenca artificiale, edukimi, fetë, kombet, punësimi, mjedisi, demokracia, etj dhe ofrohen zgjidhje, të cilat i shërbjenë çdo individi në epokën tonë. Një nga mendimtarët më novatorë në planet i kthehet së tashmes për të
kuptuar çështjet e saj më të nxehta. Si e ndryshojnë kompjuterat dhe robotët kuptimin e të qenit njeri? Si përballemi me epideminë e lajmeve të rreme? A janë kombet dhe fetë ende domethënëse? Çfarë duhet t’u mësojmë fëmijëve?
“21 leksione për shekullin e 21” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes.

3. “Dashuria në kohërat e kolerës” nga Gabriel Garcia Marquez
https://bukinist.al/sq/motivim-vetedije/6683-dashuria-ne-koherat-e-koleres.html

Ky libër ka qenë ndër më të kërkuarit gjatë periudhës së pandemisë dhe kjo nuk lidhet me faktin se flitet për kolerën apo gjendje të ngjashme, por me faktin se përmes dashurisë, qenia njerëzore sfidon gjithçka. Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë. Kësaj radhe, kryevepra e Marquez na vjen në shqip përmes rishikimit dhe plotësimit në gjuhën tonë, që i ka bërë përkthyesja Mira Meksi.

4. “Atje ku këndojnë karavidhet” nga Delia Owens
https://bukinist.al/sq/mister-thriller/9463-atje-ku-kendojne-karavidhet.html

Deri më tani ky roman është shitur mbi 6 milionë kopje në mbarë botën, duke kryesuar për shumë javë me radhë listat e shitjeve të Amazon. Njëherësh, platforma më e madhe online e lexuesve “Goodreads” e ka vlerësuar si një ndër librat që ka marrë më shumë yje dhe pëlqime. Po ashtu, “Atje ku këndojnë karavidhet” është vlerësuar si një nga 100 librat më të mirë më botë, i botuar gjatë vitit 2019. Por nuk mjaftojnë vetëm këto të dhëna: Thelbi gjendet tek arsyeja se përse e kanë zgjedhur lexuesit në mbarë botën për ta lexuar këtë roman të pazakontë. Autorja është biologe me profesion dhe kjo është sprova e parë si romanciere.

Kaja është vajza që jetone e vetmuar në një moçal në bregun e Karolinës së Veriut. Ajo shpalos vlerat më të larta në mes të natyrës dhe ndihet tej mase e rrezikuar në marrëdhënie me qenien njerëzore; e braktisur nga familja, e dhunuar nga meshkujt, e paragjykuar nga shoqëria dhe institucionet. Për këto dhe shumë arsye të tjera, ky libër mbetet një reflektim brilant për mënyrën sesi qenia njerëzore po shpalos vetveten, ku shumë herë ato zhvillohen sipas një parimi darvinian të luftës mes specieve të të njëjtit lloj, përtej asaj që predikon morali, ligji apo besimi.

5 “Sytë e errësirës” nga Dean Koontz
https://bukinist.al/sq/mister-thriller/9772-syte-e-erresires.html

Një thriller i ethshëm i një prej romancierëve më të shquar të këtij zhanri në shekullin e XX. Kujtojmë se “Sytë e errësirës” ishte libri më i kërkuar pas shpërthimit të pandemisë. Ne nuk mund të rrimë pa rekomanduar edhe këto javë, kur kemi ende të pranishëm Covid-19. Romani i autorit të shquar amerikan Din Kuntz (Dean Koontz) parashikoi koronavirusin kinez 40 vjet më parë. Por, virusi i romanit, që quhet Wuhan 400, sipas autorit, është një armë biologjike e krijuar nga qeveria kineze për të përgjysmuar popullsinë. Simptomat e tij nuk ngjajnë me ato të virusit të vërtetë aktual, – as vdekshmëria, – pasi në roman kushdo që preket nga virusi, ndërron jetë. Fatmirësisht, koronavirusi i tanishëm është shumë më pak vdekjeprurës.

6. “Gjak i keq” nga John Carreyrou
https://bukinist.al/sq/biznes-para/9818-gjak-i-keq.html

Ky libër është një investigim tronditës rreth Theranos, – një start-up – flluskë në Silicon Valley, që përmes mashtrimit arriti vlerën 9 miliardë dollarë. Është një thriller i vërtetë për ngritjen dhe rënien dramatike të kompanisë dhe drejtueses së saj magjike, Elisabeth Holmes, e cila nuk arriti të ofrojë asnjëherë shërbimin e diagnostikimit të gjakut. Botart e sjell në shqip librin që është shpallur si botimi i vitit nga The New York Times, Time, Wall Streen Journal, Washington Post dhe NPR. I raportuar me rreptësi dhe i shkruar pa frikë, “Gjak i keq” është historia mbërthyese e mashtrimit më të madh të korporatave që nga “Enron”-i. Është një rrëfim i ambicies dhe i arrogancës që kanë zënë vend mes premtimeve të guximshme të Silikon Vallejit.

7.  “Loja e pafundme” nga Simon Sineku
https://bukinist.al/sq/motivim-dhe-zhvillim/9761-loja-e-pafundme.html

Nga autori bestseller i New York Times për librat Fillo me pse dhe Liderët hanë të fundit, na vjen një strukturë e guximshme për lidershipin, në botën e sotme që ndryshon vazhdimisht. Si mund të fitojmë në një lojë që nuk ka fund? Lojërat e fundme, si futbolli apo shahu, kanë lojtarë që dihen, rregulla fikse dhe një pikë fundore të qartë. Fituesit dhe humbësit identifikohen lehtë. Në lojërat e pafundme, ato që nuk kanë vijë finishi, si biznesi, politika, apo dhe vetë jeta, lojtarët vijnë e ikin. Rregullat në një lojë të pafundme janë të ndryshueshme sepse lojërat e pafundme nuk kanë një pikë fundore të përcaktuar. Nuk ka as fitues e as humbës – vetëm përpara dhe pas. Pyetja është, si të luajmë që të kemi sukses në lojën ku ndodhemi? Në këtë libër zbulues, Simon Sinek na ofron strukturën për të udhëhequr me njëmendësi të pafundme. Liderët që përqafojnë një mendësi të pafundme ndërtojnë organizata më solide, më novatore dhe më frymëzuese. Në fund, ata do të jenë individët që do të na udhëheqin drejt së ardhmes.

8. “Klubi 5 e mëngjesit” nga Robin Sharma
https://bukinist.al/sq/motivim-dhe-zhvillim/9248-klubi-5-e-mengjesit.html

Në këtë libër revolucionar, punë rigoroze 4-vjeçare e autorit, ju do tëzbuloni zakonin e të ngriturit herët, që ka ndihmuar kaq shumë njerëz të arrijnë rezultate të mahnitshme, duke rritur lumturinë, dashamirësinë dhe ndjesinë e të qenit gjallë. Nëse i vini synim vetes për t’i realizuar qëllimet e tuaja, mund t’ia dilni! Një libër që do jua ndryshojë jetën përgjithmonë!

Përmes një historie të këndshme dhe shpesh argëtuese me dy të huaj që takojnë një pasanik ekscentrik, i cili bëhet mentori i tyre i fshehtë, Klubi 5 e Mëngjesit është një tregues se sa shumë njerëz të mençur në botë e fillojnë mëngjesin e tyre me një metodë të caktuar, për të pasur rezultate mahnitëse; një formulë për t’u zgjuar çdo ditë në 5 të mëngjesit, duke u ndier të frymëzuar, të përqendruar dhe të mbushur plot me energji; një metodë që ju krijon mundësi të keni kohë edhe për të pushuar, edhe për t’u stërvitur, edhe për t’u argëtuar, edhe për t’u rritur individualisht; një praktikë e bazuar në neuroshkencë, që ndihmon në ngritjen shpirtërore, duke ju dhënë kohë të çmuar që të mendoni, të shprehni krijimtarinë tuaj dhe të filloni ditën në mënyrë paqësore, në vend që të shpejtoni për gjithçka; një libër që nxit besimin tuaj për të arritur më të mirën e për të kapur majat.

Ditët e pushimeve shërbejnë si momente fantastike për të ndryshuar për mirë shprehitë tuaja, dhe duke u bërë anëtar i Klubit 5 e mëngjesit, jeta juaj do të ndryshojë rrënjësisht.

9.  “Ora e ligë” nga Tom Kuka (Pseudonimi i Enkel Demit)
https://bukinist.al/sq/sage-histori/9148-ora-e-lige.html

Është i vetmi autor shqiptar që bën pjesë në këtë listë rekomandimesh, por ia vlen ta bëni pjesë të leximeve tuaja verore. Ka pak faqe, – të përpin me historinë e tij, të provokon ndjesitë burrërore prej shqiptari, të lëndon plagët e idenitetit mjeshtrisht dhe të sfidon me vdekje për mendësinë hakmarrëse që kemi. Enkel Demi e ka merituar trofeun e romancierit më të mirë të vitit 2019, dhënë nga Ministria e Kulturës, dhe me këtë libër të fundit ka dëshmuar mjeshtrinë e tij në artin e rrëfimit; herë magjik, herë kutelian, herë vetëvetja, ku gjuha është tej mase e gjallë dhe historia e tjerrur aq bukur sa të përpin në vorbullën e saj deri në faqen e fundit.

10. “Dita e mbetur” nga Kazuo Ishiguro
https://bukinist.al/sq/romance-pasion/7987-dita-e-mbetur.html

Të gjithë duam të perfeksionojmë profesionet tona, por askush si personazhi ynë, mazhordomi Stivens i cili ka jetuar dhe punuar për më shumë se 30 vjet në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve ’30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës. Punëdhënësi i tij është një personazh publik, tejet i angazhuar edhe politikisht. Stivensi, nga ana tjetër, nuk ka njohuri të thella mbi çështje të ndërlikuara politike.

Ai është njeri i përmbajtur, i cili krenohet me sjelljen e tij prej xhentëlmeni të mirëfilltë dhe të vetmen përparësi ka t’i shërbejë sa më me dinjitet punëdhënësit të tij. “Dita e mbetur” fitoi çmimin Man Booker Prize në 1989. Mbetet një prej veprave letrare më të njohura dhe të respektuara në Angli. Ndër të tjera, ky roman është përfshirë në listën e përpiluar nga gazeta The Guardian, “Libra pa të cilët nuk mund të jetohet” dhe është përshkruar nga revista The Economist si vepra më e famshme e autorit fitues të çmimit “Nobel”, Kazuo Ishiguro. Së fundi, duhet thënë se ky është ndër romanet më të pëlqyera të njerëzve të biznesit, përfshirë edhe Jeff Bezos.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0