10 gjëra që shefat mund të bëjnë dhe të frikësojnë punonjësit

shefat

Marcel Schwantes, LinkedIn

Shumë vite më parë kam intervistuar një kandidat në pozicionin e menaxherit. Ai ishte kompetent, i angazhuar dhe tregoi aftësi lidershipi, të cilat në sytë e mi do ta çonin drejt suksesit. Ndaj e punësuam.

Javën e parë të punës kalova nga zyra e tij për ta përshëndetur. Ai ishte në telefon me një shitës dhe në pak minuta dëgjova ndërveprimin e tij dhe pashë një person krejt të ndryshëm nga ai që kishim punësuar. Ai ishte i vrazhdë, agresiv dhe jo profesional. U zura ngushtë nga shfaqja dhe akoma më i turpëruar nga fakti që kisha bërë rekomandimin për ta punësuar. Ai arriti të mbijetojë në rolin e tij, por në kurriz të vartësve të tij. Pak më vonë, departamenti i tij kishte mundësinë për vlerësim. Sondazhet e punonjësve dhe intervistat për dalje me raporte të drejtpërdrejta paraqitën pamjen e vërtetë.

Si një ish profesionist i burimeve njerëzore për njëzet vjet, unë kam parë që në fillim shumë sjellje kundërproduktive. Këtu janë 10 tipare që i kam njohur si “toksike”.

1.Kujdesen vetëm për numrin një

Harrojeni misionin, ose përafrimin e qëllimeve të ekipit me ato organizative. Bëhet fjalë për performancën individuale dhe marrjen e bonusit vjetor. Menaxherët, me këtë qëndrim po luajnë për emrin dhe shqetësohen vetëm për arritjet e tyre dhe mënyrën se si u duken eprorëve.

2. Vjedh qendrën e vëmendjes

Ekipi sjell një produkt të mrekullueshëm dhe e nxjerr atë në kohë. Klienti është i lumtur për sa para dhe kohë do të kursejë sistemi i ri. Dhe atëherë ndodh që menaxheri merr të gjitha kreditet. Asnjë lavdërim për ekipin, asnjë festim për suksesin e të gjithëve, asnjë njohje e anëtarëve të ekipit për kontributet e tyre. Ky lloj menaxheri do të vjedhë shkëlqimin dhe bëmat e ekipit, një vrasës total i angazhimit.

3. Ndarje

Parafytyroni një situatë të rëndësishme, ku menaxheri nuk do të komunikojë drejtpërdrejt me një vartës ose koleg, por me kënaqësi do të arrijë të komunikojë me një person të tretë për të shkuar te personi tjetër, duke krijuar kështu një problem. Ndonjëherë ky menaxher mund të vërë dy personat kundër njëri-tjetrit. Mirë se vini në trekëndëshin ndarës. Ky është një model jofunksional nga menaxherët që nuk kanë guximin të merren drejtpërdrejt me një çështje dhe të komunikojnë në mënyrë efektive për të zgjidhur situatën.

Lexo: Trajnimi për rishitësat nga Aladini marketplace

4. Nuk ka vetëdije

Keni punuar ndonjëherë për një menaxher që nuk e sheh elefantin në dhomë? Ajo që duket kaq qartë për të tjerët për sjelljen e tyre dhe se si ndikon tek anëtarët e ekipit, atyre u mungon. Edhe nëse u thuhet nga eprorët, ata nuk do ta rregullojnë dëmin duke kërkuar falje ose duke u përpjekur t’i rregullojnë gjërat.

5. Nuk ka faj asnjëherë

Keni punuar ndonjëherë me një menaxher që ka gjithmonë të drejtë dhe ju gjithmonë gaboni? Ata e kanë të vështirë të marrin përsipër fajin ose përgjegjësinë e gjërave dhe nuk do ta pranojnë kurrë se kanë bërë një gabim. Ata janë më të shqetësuar për ruajtjen e reputacionit të tyre dhe ruajtjen e fytyrës.

6. Nuk komunikon mirë

Ata mbajnë informacion ose nuk ju tregojnë historinë e plotë. Njerëzit shpesh nuk e dinë se ku duan të dalin me qëndrimin e tyre. Komunikimi i qartë është i rrallë dhe shpesh rezulton të thuhet një gjë të hënën dhe të ndryshojë drejtimin deri të mërkurën, shpesh pa i thënë ekipit.

7. Pëlqen kontrollin

Shumë shefa mikromenaxhojnë sepse duan kontroll mbi vendimet. Në realitet, ata nuk delegojnë sepse nuk i besojnë ekipit të tyre. Meqenëse stili i menaxhimit është autokratik, vështirë se ka vend për diskutime ose kontribute në grup. Kreativiteti ose të mësimi i diçkaje të re mungon në një mjedis kaq mbytës. Thjesht merrni urdhra dhe raportoni përsëri.

8. Shpesh është i padukshëm

Këta shefa nuk veprojnë. Edhe nësë janë aty pranë, ata shmangin ndërveprimin personal, veçanërisht kur gjërat po shkojnë për poshtë. Kur keni nevojë për kontributin ose drejtimin e tyre, ata planifikojnë me lehtësi takime të gjata strategjike, në të cilat nuk merrni pjesë. Ata do të menaxhojnë me postë elektronike dhe me tekst dhe do të shmangin komunikimin personal, nga frika se mos përballen me konflikt. Ata janë të interesuar vetëm për lajme të mira sepse nuk kanë kapacitet për të trajtuar asgjë më shumë. Keni një problem?! Flisni me dikë tjetër.

9. Luan lojën e fajit

Gjëja e parë që do të vini re është loja e fajit. Por ju e dini thënien, “Për çdo gisht që tregon, ka tre që drejtojnë prapa teje”. Sjellja e tyre lidhet drejtpërdrejt me mungesën e përgjegjësisë personale, e cila shpesh është çështje karakteri. Në cilin rast, duhet pyetur dhe ballafaquar: Si u promovua ky person në krye të menaxhim

10. Menaxhon si diktator

E ngjashëm me nr. 7, këta shefa do të krijojnë një kulturë mosbesimi, ku nuk është e sigurt të zbulosh informacione ose të punosh në bashkëpunim të ngushtë. Mbijetesa e punës këtu është dita ditës, për shkak të paparashikueshmërisë së mjedisit. Të gjithë janë të veçuar. Pra, kujt mund t’i besoni? Në hapësirën e paqëndrueshme dhe të ngarkuar politikisht nën një diktator, besimi te kolegët tuaj është i rrezikshëm – ata mund të jenë vërtet armiqtë tuaj. Të besosh shefin tënd është vetëm vetëvrasje e kompanisë.

Po ju çfarë shefash toksikë njihni?!

 

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale