Pas shtyrjes për vite, lojërat e fatit nga janari i ardhshëm do të jenë jashtë qytetit. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar Dekretin e Presidentit të Republikës, që parashikonte rishqyrtimin e ligjit, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj, tha në komision , se nga 1 janari nuk do të ketë më në qytet kazino elektronike.
Sipas tij, vendimi është marrë nga kjo mazhorancë. “Në 1 janar 2019 dua ta ndaj me qytetarët, dhe me ju, nuk do të ketë më kazino elektronike. Në bazë të ligjit kazinotë elektronike do të largohen në zona ku me ligj do të lejohet ky aktivitet që nuk ka lidhje me zonat e urbanizuara. Sipas ligjit do të ushtrohen klauzolat e rrallimit të zyrave të basteve, 1 në 200 metra. Sikurse edhe bastet sportive do të jenë në distancë 200 metra nga njëra-tjetra.”- tha ministri.
Ai tha se nuk do të ketë ndryshim në ligjin e lojërave të fatit, përveç faktit që do të taksohet me 15%.
“Qëndrimi i mazhorancës është i prerë përsa u përket lojërave të fatit. Ne unifikuam standardin, mënyrën si përcaktohet baza e taksimit në këto lojëra fati. Përjashtim ka pasur Lotaria Kombëtare, e cila taksohej ndryshe”. Sipas tij, të ardhurat janë rritur. “Në 2013 mbidheshin 3.7 miliardë lekë, 37 miliona dollarë nga lojërat e fatit, sot mblidhen 54 milionë dollarë dhe janë më pak kompani, dhe mblidhen 45% më shumë. Pra, 18 milionë dollarë më shumë”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.