1.5 milionë vullnetarë thyejnë rekordin botëror të Guinness duke mbjellë 66 milionë pemë për vetëm 12 orë - Business Magazine Albania

1.5 milionë vullnetarë thyejnë rekordin botëror të Guinness duke mbjellë 66 milionë pemë për vetëm 12 orë


Shteti indian i Madhya Pradesh ka vendosur një rekord të ri botëror të Guinness, pasi 1.5 milionë vullnetarë mbollën mbi 66 milionë fidanë pemë në vetëm 12 orë përgjatë lumit Narmada.

Lexoni: 6 mësime që ky themelues mori nga një fshat Indian, nga të cilat mund të mësoni dhe ju

Përpjekjet e tyre kaluan rekordin e mëparshëm të shtetit Uttar Pradesh, kur 800,000 pjesëmarrës kishin mbjellë 50 milionë pemë në vetëm një ditë në Korrik të vitit 2016.

Shivraj Singh Chouhan, kryeministri i Madhya Pradesh, mburret me arritjen duke thënë: “Unë jam jashtëzakonisht krenar që ndaj me ju lajmin se banorët e Madhya Pradesh kanë mbjellë me sukses 66 milionë fidanë pemë”.

Ngjarja masive e mbjelljes së këtyre fidanëve kishte për qëllim të rriste ndërgjegjësimin për planin “të bëjmë përsëri gjelbërimin e Indisë”. Në konferencën e ndryshimeve klimatike në Paris, India premtoi të rrisë sipërfaqen e pyjeve në 95 milionë hektarë deri në vitin 2030 dhe po investon 6.2 miliardë dollarë në këtë përpjekje.

Lexoni: Punonjësja e Google thyen rekordin për llogaritjen e shifrave të PI

“Unë jam shumë i lumtur për të gjithë ata që po mbjellin pemë sot”, shtoi Chouhan. “Ne do të kontribuojmë ndjeshëm në ruajtjen e natyrës. Duke marrë pjesë në një plantacion, njerëzit po kontribuojnë në iniciativat e ndryshimeve klimatike dhe ruajtjen e mjedisit”.

/thinkinghumanity

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0