1.4 trilionë $ të fshehura "offshore" nga Google, Apple dhe gjigantë të tjerë - Business Magazine Albania

1.4 trilionë $ të fshehura “offshore” nga Google, Apple dhe gjigantë të tjerë


Korporata gjigante amerikane, te tilla si Apple, Walmart dhe General Electric kanë fshehur 1.4 trilionë dollarë në parajsat fiskale.

Është organizata e bamirësisë “Oxfam” që bën një denoncim të tillë, pikërisht në kohën kur skandali financiar i “Panama Papers” ka trazuar ujërat në të gjithë botën.

Sipas organizatës, një shumë e tillë parash, më e lartë se sa GDP-ja e Rusisë, Koresë së Jugut dhe Spanjës, ruhet në një rrjet hermetik prej 1,608 filialesh “offshore”.

Oxfam” pretendon se raporti i titulluar “Broken at the Top” që analizon të dhënat financiare të 50 prej kompanive më të mëdha amerikane, ishte një ilustrim i mëtejshëm i abuzimeve masive sistematike të sistemit global të taksave.

Gjiganti i teknologjisë Apple, kompania e dytë më e madhe në botë, kryeson listën me 181 miliardë dollarë të fshehura në tri filiale “offshore”.

Konglomerati General Electric, për të cilin organizata bamirëse thotë se ka marrë 28 miliardë dollarë nga taksapaguesit, pozicionohet në vend të dytë me 119 miliardë dollarë të fshehura në 118 filiale të parajsave fiskale.

Më pas vjen Microsoft me 108 miliardë dollarë.

Në “Top 10” përfshihet gjithashtu gjiganti i farmaceutikës Pfizer dhe kompania Alphabet dhe Exxon Mobil e lidhur me Google.

Përdorimi i parajsave fiskale ka lejuar kompanitë amerikane të reduktojnë normat efektive të tatimit me 4 trilionë, mes vitit 2008 dhe 2014.

Sipas organizatës kjo i ka ndihmuar ato të shpenzojnë miliarda në një ushtri lobistësh që kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti në formën e kredive, paketave të shpëtimit dhe garancive, të financuara nga taksapaguesit.

“Oxfam” vlerëson se shmangia e taskave nga korporatat amerikane i ka kushtuar ekonomisë botërore rreth 111 miliardë dollarë në vit.

 

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0