Vjen sërish trajnimi "Be Social Be Creative: Social Media Marketing" - Business Magazine Albania

Vjen sërish trajnimi “Be Social Be Creative: Social Media Marketing”


Vjen sërish, falë kërkesave të shumta që pati për realizimin e këtij aktiviteti.

Në një kohë kur çdo gjë po vërtitet rreth internetit dhe rrjeteve sociale, as biznesi nuk mund t’i shmanget suksesit që ai sjell. Zgjidh të jesh fitues, vlen të marësh një nga profesionet më të kërkuara sot!

Në trajnim do të mësohet se si të menaxhohen profilet e rrjeteve sociale për bizneset, si të përfitojmë konsumatorë nëpërmjet Internet Marketing dhe si t’i menaxhojmë në mënyrë sa më efiçente rrjetet sociale me qëllim maksimizimin e shitjeve të biznesit.

Ky aktivitet vjen nga Forumi Social Ekonomik Shqiptar (ASET- Albanian Socio Economic Think Tank http://www.aset-al.com/ ), me datë 6 Maj. 2017, Ora 10:00-14:00, në ambjentet e “Tirana Business University”, me trajnerë dhe lektorë nga bota akademike.

…Profesionalizëm, argëtim dhe surpriza për pjesëmarrësit vijnë gjatë trajnimit…

Pagesa: 1.000 lekë (të reja) për studentë nivel bachelor dhe master
2.000 leke (të reja) për të tjerë të interesuar

Në pagesë përfshihen materialet e trajnimit, coffee break dhe certifikata e pjesëmarrjes.

Dërgo email: info.aset@yahoo.com
EMËR, MBIEMËR, CEL, PROFESION

Për më shumë informacione mbi eventin, klikoni KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0