Përditësuar së fundmi: 10/05/2017

Versioni më i fundit i Chrome mundëson shkarkimin e faqeve për lexim offline

Share
nga Fiorela Jaupi
Maj 10, 2017
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Tani me versionin më të fundit të ChromeAndroid, do jetë edhe më e lehtë ruajtja e faqeve për t’i lexuar edhe kur jeni offline.

Pavarësisht sesa të shpejtë bëhen telefonët tanë, ato shpesh kufizohen në këtë drejtim sipas rrjeteve tona celulare. Tani Google po ndërmerr hapat e nevojshëm, që interneti të mos jetë problem për punën tuaj me telefonin.

Vitin e kaluar Chrome erdhi me një buton shkarkimi me të cilin mund të ruani website-et kur është shkëputur interneti. Gjigandi i motorit të kërkimit thotë se 45 milionë faqe janë shkarkuar çdo javë me këtë funsionalitet.

Në vend që të hyni në menunë e shfletuesit për të kërkuar butonin e shkarkimit tashmë do të merrni opsionin në fjalë sa herë që mbani të shtypur për një kohë të gjatë lidhjen. Gjithashtu do të jetë më e lehtë kërkimi i faqeve të ruajtura si dhe Chrome do të tregojë shkarkimet më të fundit për akses më të shpejtë.

Shkarkimet mund t’i menaxhoni dhe shikoni nga faqja e shkarkimeve të përgjithshme.

Versioni i ri i Chrome është i disponueshëm në Android. Nëse nuk dëshironi të prisni derisa të shfaqet në Play Store, atëherë shkarkojeni nga APKMirror.

Burimi: PCWorld Albanian

Evente

Team Albania robotics “Robot Reveal”

Qershor 29, 2017
6 PM- 7:30 PM

Shkolla verore “Aftesitë menaxheriale dhe Lidership”

Qershor 30, 2017
2:00 PM - 5:00 PM Korrik 2

Imazhi i ri i aplikacionit Baboon

Korrik 1, 2017
8:00 AM - 8:00 PM

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00