Ujësjellësi i Tiranës drejt shitjes - Business Magazine Albania

Ujësjellësi i Tiranës drejt shitjes


Ujësjellësi i Tiranës po shkon drejt shitjes. Muajt e fundit janë ofruar disa kompani të huaja mes tyre dhe një kineze për të blerë ujësjellësin e Tiranës, e cila aktualisht është SH.A dhe menaxhohet pjesërisht nga shteti dhe privati.

Burime pranë Bashkisë së Tiranës konfirmojnë ofertat e mbërritura. Kjo, sipas tyre, falë perfomancës pozitive të 6 muajve të fundit të ujësjellës-kanalizimeve investimeve të bëra në përmirësimin e rrjetit si dhe në rritjen e arkëtimeve nga qyetarët.

Ndonëse nuk bëhen publike emrat e kompanive të ofruara, burime pranë bashkisë thonë së investitorët e huaj që janë vetëofruar për blerjen e UKT janë kompani serioze që operojnë në fushën e ujësjellësit, si dhe kanë shprehur dëshirën për të investuar edhe më shumë në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Tiranës dhe në përmirësimin e mëtejshëm të rrjetit ekzistues të ujësjellës-kanalizimeve.

Të njëjtat burime pohojnë se këto oferta po merren në konsideratë nga Bashkia e Tiranës, pasi sipas tyre, bashkia vetëm do të përfitonte nga shitja e një kompanie, e cila për vite me radhë ka rezultuar me humbje për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet nga qytetarë apo biznese, të cilët vidhnin ujin e pijshëm për të vaditur tokat ose për lavazhe.

Sipas Bashkisë, në Tiranë është shtuar furnizimi me ujë të pijshëm në 12-13 orë në ditë dhe aktualisht nuk ka më zona që furnizohen me autobote nga ujësjellës-kanalizimet dhe arkëtimin e të ardhurave.

 

burimi: top-channel

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0