Top 15 Intervistat e realizuara nga Business Magazine në vitin 2016 - Business Magazine Albania

Top 15 Intervistat e realizuara nga Business Magazine në vitin 2016


Anna Dvornikova është një sipërmarrëse e suksesshme e lindur në Moskë dhe tani zhvillon karrierën e saj në Silicon Valley, Kaliforni. Ajo është themeluese  e konferencës ndërkombëtare për sipërmarrjen e quajtur Sillicon Valley Open Doors, ku Business Magazine është partner mediatik.

Ana ka studiuar në Institutin e Marrdhënieve Ndërkombëtare në Moskë dhe Universitetin e Stanford-it në Kaliforni. Përveç se është një themeluese e mjaft kompanive, ajo është një investitore engjëll dhe promotore e sipërmarrjes europiane. Në një intervistë me Business Magazine, Ana Dvornikova tregon më shumë për eksperiencat e saj në botën e biznesit dhe na jep një tablo të asaj që po ndodh dhe pritet të ndodhë në botën e sipërmarrjes.

Anna Dvornikova: Ftoj të gjithë sipërmarrësit shqiptarë të bëhen pjesë e programeve tona

Ishte lajmi më i mirë për startup-et shqiptare, ai që u publikua së pari në portalin e mirënjohur të teknologjisë, Techcrunch. Gjirafa.com, startup-i shqiptar i kërkimit online mori një investim 2 milionë dollarë për të zhvilluar më tej produktin e saj. Ishte më shumë se kënaqësi të intervistonim Mërgim Cahanin themeluesin dhe drejtuesin e kompanisë, i cili ndan me ne detaje nga rruga e deritanishme e ‘Gjirafës’. Ai thekson se çfarë kanë arritur deri më tani, nuk është suksesi, por një hap, mjet në rrugëtimin drejt suksesit. Lexoni intervistën më poshtë:

Mërgim Cahani: “Përderisa dikush vazhdon dhe nuk ndalet, atëherë suksesi është i pashmangshëm.”

Të përballesh me publikun duhet të kalosh etapat e të përballurit me veten, me mendimet e tua, me zërin tënd. Duhet të njohësh mirë energjitë e tua, që të kuptosh nëse je i aftë apo jo, të çosh mendimin tënd më tej, ta transmetosh atë në publik. Me pak kurajo, ti mund të arrish të dalësh në publik, por vetëm kaq. Përsa i përket saktësisë së fjalimit ose prezantimit që të duhet të mbash kjo është një tjetër fazë. Sepse fillon dridhja e zërit, djersitja e duarve dhe skuqja në fytyrë si pasojë e pasigurisë që ke për t’u përballur në atë audiencë. Lexoni më poshtë intervistën me Arjeta Dhima.

Intervistë me ekspert, Arjeta Dhima: “E folura në Publik”

Ai ishte në Tiranë më 15 Shtator, i ftuar i Startup Grind Tirana dhe emri i tij është Julien Coustaury. Një sipërmarrës i suksesshëm, një investitor fantastik, një themelues dhe CEO. Ai është pjesë e menaxhimit të “Fil Rouge Capital” dhe ka mbi 20 vite eksperiencë në prodhim dhe shërbime, në më të shumtën e tyre në nivelin CEO. Ka punuar në më shumë se 80 vende në të 5-të kontinentet. Lexoni më poshtë intervistën e tij për Business Magazine:

Ekskluzive: Keni një ide të mirë dhe doni para? Ejani dhe më takoni në 15 shtator!

Në datat 18-19 Nëntor 2016 në kuadër të javës globale të sipërmarrjes, “Globe Tik & Language Education” organizoi edicionin e parë të “The steps for creating a successful business”, në Tiranë. Pjesë e këtij formati ishin shumë të rinj, të cilët ndanë idetë e tyre inovative të biznesit dhe aspirojnë të jenë sipërmarrës të bizneseve të suksesshme. Për të mësuar më tepër se çfarë ndodhi në këtë event lexoni intervistën e mëposhtme nga Business Magazine me një nga organizatorët e tij Armira Lazaj dhe 3 fituesit.

1. Intervistë me Armira Lazaj, organizatoren e “The steps for creating a successful business ”
2. Projekti NeoCharger, një nga idetë fituese të “The steps for creating a sucessful business”
3. “Blancheur” ideja fituese e “The steps for creating a sucessful business”
4. Joseni Wooden Art, një nga idetë fituese të “The steps for creating a sucessful business”

Një intervistë tjetër e realizuar nga Business Magazine ishte dhe ajo me Rediana Çuraj, themeluesen e site-it më të ri e-commerce të cilën mund t’a lexoni më poshtë:

Intervistë me Rediana Çuraj, themeluesen e site-it më të ri e-commerce “Lamarket.al”

Në datat 9-11 Dhjetor 2016 në Protik Innovation Center u organizua Startup Weekend Tirana, event gjatë të cilit grupet e zhvilluesve, menaxherët e biznesit, entuziastët e startupeve, gurutë e marketingut, artistët grafikë dhe ide të tjera inovative për startupe të reja formojnë ekipe rreth këtyre ideve dhe punojnë për të zhvilluar një prototip pune ose demo. Prezantimi dhe shpallja e fituesve u bë të Dielën në mbrëmje në “Hotel Plaza Tirana”. Business Magazine Albania ishte e pranishme si media partnere dhe si mbështetëse e të gjithë iniciativave të reja nga të rinjtë.

Më poshtë janë intervistat ekskluzive për Business Magazine Albania me grupet fituese të Startup Weekend Tirana.

1. Intervistë me grupin fitues të çmimit të tretë të Startup Weekend Tirana
2. “Let’s talk” projekti i dytë fitues në Startup Weekend Tirana
3. Intervistë me “A Chance”, grupi i cili fitoi çmimin e parë në Startup Weekend Tirana

Në revistën e muajit Dhjetor të Business Magazine Albania mund të gjeni intervistat me Edi Demaj, Albi Zhulalin dhe Valer Pinderi të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

Albi Zhulali është një sipërmarrës, i cili e nisi karrierën e tij në industrinë e teknologjisë në moshën 15 vjeçare. Shumë shpejt ai krijoi një forum ndërkombëtar, që vizitohej nga qindra dhe mijëra ndjekës nga e gjithë bota. Në moshën 17 vjeçare, Albi themeloi kompaninë e tij të parë për zhvillimin e faqeve të internetit për disa nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri. Ai ështe themelues i Pinguin Technology dhe i Startups.al.

Reception App lançohet në SAN FRANCISCO me objektiva global!

I lindur në Prishtinë, Edi Demaj është 31 vjec, bashkëthemelues dhe partner në disa projekte online dhe bashkëthemelues i Rocket Fiber, një rrjet interneti me fibër-optike për gjeneratën e ardhshme në Detroit.

“Nëse nuk është e VËSHTIRË DHE SFIDUESE atëhere ndoshta ti nuk po kërkon maksimumin!”

Në këto 25 vjet tregu i botimeve ka shënuar hapa të jashtëzakonshme, duke e pasuruar ndjeshëm botën intelektuale dhe shpirtërore. Por, kjo industri vuan rëndë pasojat e keq-menaxhimit dhe marketingun pa standarde të librit. Në një situatë të tillë, vjen si ofertë serioze dhe mundësi zgjidhje edhe Bukinist.al, platforma më e re në tregun e publikimeve, pjesë e kompanisë NetTrade Albania, e cila ushtron aktivitetin e shitjeve online që prej vitit 2012. Bukinist.al është vitrina e madhe virtuale, brenda së cilës gjendet një gamë e gjerë botimesh; që nga libri artistik, librit shkollor, akademik, profesional, libri për fëmijë, libri i vjetër, katalogët, albumet, pullat postare dhe kartolinat.

Bukinisti do të jetë promovues kryesor i leximit dhe librit në shqip!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0