Përditësuar së fundmi: 07/06/2017

Thënie frymëzuese nga i magjishmi Walt Disney

Share
nga Neada Muçaj
Qer 07, 2017

Sot, është e vështirë të mendosh një fëmijëri pa magjinë e Disney. Por gjithashtu është e vështirë të mendosh se e gjitha kjo nisi nga një burrë i vetëm, udhëtimi i të cilit, nga një eksperimetues i dështuar në një pioner mitik, u fuqizua nga pasioni dhe këmbëngulja për të arritur ëndrrën e tij të çmendur.

Disney e dinte se brenda çdo të rrituri fshihet një fëmijë që dëshiron të ëndërrojë lirisht përsëri. Këto janë 15 thënie nga Walt Disney BusinessMag ka pëzgjedhur si më frymëzueset:

“Të gjitha ëndrrat tona mund të realizohen, nëse kemi guximin t’i ndjekim ato.”

“Ky është problemi i vërtet i botës. Shumë njerëz rriten.”

“Kur je kurioz, ti gjen shumë gjëra interesante për të bërë.”

“E vetmja mënyë për të filluar gjithçka është të heqësh dorë nga fjalët dhe të fillosh të bësh.”

“Një burrë kurrë nuk duhet të neglizhojë familjen e tij për biznesin.”

“Pse shqetësohesh? Nëse ke bërë më të mirën e mundshme, duke u shqetësuar nuk do të zgjidhësh gjë.”

“Burimi ynë natyror më i mrekullueshëm është mendja e fëmijëve tanë.”

“Nëse mund ta ëndërrosh, atëherë mund ta bësh. Mos harro se e gjithë kjo nisi nga një mi.”

“Është argëtuese të bësh të pamundurën.”

“E qeshura është e përjetshme, imagjinata nuk ka moshë, ëndrrat zgjasin përgjithmonë.”

“E para, mendo. E dyta, ëndërro. E treta, beso. Dhe në fund, guxo.”

“Gjej një ide të mirë dhe qëndroi besnik asaj. Ndiqe atë dhe puno deri sa ta realizosh.”

“Ne vazhdojmë të ecim përpara, duke hapur dyer të reja dhe duke bërë gjëra të reja, sepse ne jemi kurioz dhe kurioziteti na drejton në rrugë të reja.”

/GoalCast

Evente

Shkolla verore “Aftesitë menaxheriale dhe Lidership”

Qershor 30, 2017
2:00 PM - 5:00 PM Korrik 2

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00