Televizorët Samsung QLED bëhen seria e parë në botë e televizorëve 'CalMAN ready' që sigurojnë kalibrimin automatik për HDR - Business Magazine Albania

Televizorët Samsung QLED bëhen seria e parë në botë e televizorëve ‘CalMAN ready’ që sigurojnë kalibrimin automatik për HDR


Samsung Electronics Co., Ltd. deklaroi sot disponueshmërinë e softuerit të ri të Portrait Displays me kalibrim automatik, CalMAN me AutoCal, në televizorët QLED 2017. Ky softuer përdoret nga kalibratorë për video profesionale brenda industrisë së ekranit dhe përdoruesit më të fundit në industrinë e transmetimit, prodhimit dhe post-prodhimit.

Kalibrimi është procesi i rregullimit gradual të ngjyrave të ekranit të televizorit. Ky proces është tepër i rëndësishëm për dizenjuesit, fotografët dhe profesionistët e video-ve, të cilët synojnë t’i përshtatin ngjyrat në mënyrë të përkryer me paisjet hyrëse si monitorët dhe paisjet e jashtme si printerat. Kalibrimi u siguron përdoruesëve mundësinë për të optimizuar përvojën e tyre të dëshiruar të pamjes, bazuar në ambientet e tyre të shikimit.

Në partneritet me Portrait Displays, i cili është ofruesi kryesor në botë i softuerit të kalibrimit të ekranit të videos, Samsung QLED TV janë televizorët e parë në botë që mbështesin autokalibrimin për cilësi të lartë të HDR. Më parë, autokalibrimi ishte i disponueshëm vetëm për cilësinë e figurës SDR.

televizoret-samsung-qled-behen-seria-e-pare-ne-bote-e-televizoreve-calman-ready-qe-sigurojne-kalibrimin-automatik-per-hdr-businessmag

“Ne jemi të emocionuar që po sjellim softuerin CaIMAN me AutoCal në shtëpitë e njerëzve përmes partneritetit me Portrait Displays,” tha HS Kim, President i Visual Display Business në Samsung Electronics. “Samsung QLED TV është linja e parë televizive e kompletuar, që përfshin kalibrimin superior CaIMAN dhe lejon konsumatorët tanë të kenë mjetet në dispozicion të tyre për një eksperiencë shikimi premium”.

Tradicionalisht, procesi i kalibrimit mund të zgjaste disa orë pasi përdoruesit i duhej të akordonte në mënyrë manuale televizorët përmes një telekomande duke përdorur një menu në ekran. Ky proces ishte një metodë e lodhshme e kalibrimit dhe ndonjëherë e pasaktë. Sot, televizorët QLED të pajisur me softuerin CalMAN me AutoCal matin automatikisht dhe rregullojnë qindra opsione në pak minuta me vetëm disa klikime.

Për të përdorur softuerin CalMAN me AutoCal në një televizor QLED, përdoruesit thjeshtë duhet të pajisen me AutoCal Calibration Kit dhe të instalojnë softuerin në kompjuterin e tyre. Sapo të shkarkohet, përdoruesit mund të lidhin kompjuterin e tyre me televizorin QLED për të filluar procesin e autokalibrimit. Më pas, televizori QLED do të ndajë komandat e menusë me softuerin në mënyrë që automatikisht të rregullojë cilësinë e televizorit sipas preferencave të përdoruesit.

televizoret-samsung-qled-behen-seria-e-pare-ne-bote-e-televizoreve-calman-ready-qe-sigurojne-kalibrimin-automatik-per-hdr-businessmag

“Pasi punuam me ekspertët në Samsung, ne jemi të lumtur që zyrtarisht të kemi programin tonë CalMAN me AutoCal të aktivizuar në të gjithë televizorët Samsung QLED 2017“, tha Martin Fishman, bashkëdrejtues i “Portrait Displays”. “Të zhvilluar në mënyrë specifike për mjedise të ndryshme të pamjes, së bashku me Samsung, ne e parashikojmë CalMAN me AutoCal duke krijuar një horizont të ri të cilësisë së figurës për shfaqjet televizive”.

Përdoruesit e televizorëve Samsung QLED gjithashtu mund të matin volumin e ngjyrës së televizorit të tyre duke përdorur softuerin CalMAN me AutoCal. Volumi i ngjyrës është standardi më i fundit i cilësisë së figurës, që tregon se si ekranet i pasqyrojnë ngjyrat me saktësi, pavarësisht nivelit të ndriçimit. Televizorët Samsung QLED janë linja e parë dhe e vetme në botë që mund të shfaq volumin e ngjyrave 100%.

Për më shumë detaje rreth linjës Samsung QLED TV, ju lutem vizitoni http://www.samsung.com.

Për informacione të tjera mbi CalMAN me AutoCal, ju lutem vizitoni http://calman.spectracal.com/autocal.html.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI dhe LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Rreth Portrait Displays

Portrait Displays, Inc., që nga viti 1993, është ofruesi kryesor i softuerëve të aplikacioneve (ASP) për PC, smartphone dhe tabletë. Ekipi i Portrait Displays tani përfshin SpectraCal, ofruesin kryesor në botës të softuerit të kalibrimit të ekranit për video. Kompanitë të kombinuara ofrojnë vlerë të shtuar, me metoda të pasura për të dy prodhuesit e ekranit të OEM dhe për përdoruesit përfundimtarë që kërkojnë saktësi dhe menaxhim të përmirësuar të ekraneve të tyre.

Portrait Displays, një kompani Intel Portfolio Capital, është një korporatë private me seli në Pleasanton, Kaliforni, SHBA me përfaqësues në Europë, Tajvan, Kinë, Japoni dhe Kore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0