Teknologjia e re që do të heqë radhët e gjata nga supermarketet - Business Magazine Albania

Teknologjia e re që do të heqë radhët e gjata nga supermarketet


Nuk ka asnjë dyshim që kontrolli i automatizuar i artikujve në supermarket mund t’iu kursejë kohë por pritja në radhët e gjata është ende problem.

Sot Business Mag do t’iu prezantojë me Reji Robo, sistemi i ri i cili po shpërndahet në të gjithë Japoninë që skanon të gjithë artikujt për ju në supermarket. Kjo do të thotë që e vetmja gjë që ju duhet të bëni është të paguani.

E prodhuar nga Panasonic, pajisja përdor frekuenca të vogla të ID bashkangjitur me çdo artikull për të shënuar çdo gjë që është në shportën tuaj, madje dhe në fund të saj.

E vetmja gjë që duhet të bëjnë blerësit është të zgjedhin produktet që duan nga raftet dhe më pas të vendosin shportën e tyre në zonën e arkës, pasi pjesën tjetër do ta bëjë Reji Robo.

Ekrani do të tregojë çdo artikull në shportë dhe do të jap çmimin total për to.

Është në dorën tuaj mënyra se si ju dëshironi të paguani, para në dorë ose kartë.

Panasonic pretendon se kjo teknologji do të zvogëlojë me 10% kohën e pazarit.

Pas vendosjes së një shporte posaçërisht të projektuar, të gjithë artikujt rrëshqasin në një zgarë, para se të dorëzohen tek blerësi.

Çdo artikull duhet të ketë një etiketë të pajisur me ID, në mënyrë që kontrolli i tyre të funksionojë.

Pasi shporta të vendoset në peshore, frekuencat e emetuara nga makineria do të kontrollojnë etiketat, duke zbuluar atë që është brenda dhe çmimin përkatës.

Artikujt vendosen të gjitha në një çantë e cila është duke pritur në shportën tuaj.

Blerësit përdornin një ekran të thjeshtë me prekje për të paguar, i cili pranon karta ose para cash.

Firma pohon se sistemi do të zvogëlojë edhe shpërdorimin e ushqimit, pasi ajo do të mbajë të dhëna shumë të sakta të çdo gjëje të blerë nga dyqani dhe kur ajo është blerë.

Informacioni mund të kalojë përsëri në magazina, duke ndihmuar që të bëhen porosi më të sakta me furnizuesit.

Koncepti është i ngjashëm me atë të propozuar nga Amazon në një nga dyqanet e saj të reja ushqimore në Seattle, i cili do të jetë i hapur për publikun gjatë këtij vitiraporton Business Mag.

Megjithatë, sistemi japonez do të pranojë para cash, një shtesë e rëndësishme për klientët e moshuar të cilët nuk mund të paguajnë me kartë.

Ekrani tregon të gjitha sendet në shportë dhe totalin e çmimit. Të gjithë blerësit duhet të zgjedhin llojin e tyre të pagesës.

Pasi pagesa të pranohet, artikujt mund të merren nga blerësi.

Burimi: dailymail.co.uk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0