Përditësuar së fundmi: 13/05/2017

Të shkëputesh nga Wi-Fi është e dobishme për biznesin tuaj

nga Neada Muçaj
Maj 08, 2017

Unë drejtoj një biznes nga laptopi im. Zotëroj një skuadër virtuale, jam aktiv në median sociale dhe pothuajse të gjitha shkrimet e mia dhe trajnimet me klientët realizohen në distancë. E thënë ndryshe, një pjesë e madhe e jetës time është online dhe biznesi im ka nevojë për lidhjen me Wi-Fi në mënyrë që aktiviteti të vazhdojë.

Ishte shokuese për mua herën e fundit gjatë një udhëtimi ku nuk kisha akses në WiFi. Në fillim më zuri paniku. Si mund ta marketoj veten në median sociale nëse nuk kam Wi-Fi? A ka një rrugëzgjidhje tjetër?

Por unë veprova ndryshe duke shijuar kështu kohën time pa internet. Në fakt, mendoj se biznesi im u përmirësua gjatë kësaj periudhe. Por se si, lexojeni në këtë artikull.

Unë bëra atë që duhej gjatë këtij udhëtimi.

Unë udhëtova për të bërë një zmbrapsje në biznes me qëllim që të forcoja shitjet me një program përshkrimi ku do t’iu mësoja studentëve si të ndërtonin lidershipin e tyre përmes platformave online.

Ju mendoni se të mos kesh Wi-Fi për një biznes është shkatërruese, por në fakt është më efektive. Unë e realizova të gjithë objektvin e shitjeve nga prezantimi i skicave të tyre në email-et ku duhet t’i dërgoja.

Nëse do të kisha patur Wi-Fi unë do të shpërqëndrohesha diku në Facebook ose diku tjetër në internet duke harruar kështu punën që duhej bërë.

Unë isha i detyruar të lidhesha me njerëzit e tjerë.

Një nga ironitë më të mëdha të medias sociale është se ndërkohë që ne jemi më të lidhur se kurrë më parë ne largohemi nga ndërveprimi real me njerëzit.

Epo asgjë tjetër nuk do t’iu bëj të kaloni më shumë kohë me njerëzit përveç mungesës së Wi-Fi. Në këtë pikë, ne jemi të detyruar të lidhemi me njëri tjetrin dhe kjo është një gjë e mirë.

Unë besoj se të mos paturit Wi-Fi në këtë udhëtim është një nga arsyet e lidhjes midis pjesëmarrësve. Ne ishim të gjithë aty duke mbështetur njëri tjetrin dhe mungesa e Wi-Fi na lejoi të dëgjonim gjithësecilin dhe të krijonim miqësi të reja.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 8 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

Unë mësova të heq dorë. (të mos e vras mendjen)

Ndërkohë që më kishte zënë paniku meqënëse nuk kisha Wi-Fi, me kalimin e kohës u qetësova. Në të vërtetë kuptova që isha i qetë gjatë gjithë këtij udhëtmi.

Vura re se duke mos patur akses në email-et apo sistemin e menaxhimit të projektit më detyroi mua të hiqja dorë. Unë duhet të besoja në punën e anëtarëve të grupit. Unë gjithashtu duhet të besoja se inboxi im nuk ishte mbushur plot. Por duhet të besoja dhe që çdo gjë ishte në rregull edhe në mungesën time.

Dhe e dini çfarë? Çdo gjë ishte në rregull.

Unë pushova si duhet.

Disa javë përpara këtij udhëtimi unë po shuhesha si një qiri. Ishte një kombinim i të qenurit në një sezon të ngarkuar në biznes, udhëtme për klientë dhe përpjekje të shumta për t’i përfunduar projektet në mënyrë që t’a shijoja këtë udhëtim.

Mungesa e Wi-Fi më ndihmoi të bëja atë që doja: Të shijoja pushimet në Karaibe. Dhe pikërisht këtë bëra.

Kur u ktheva, unë ndihesha i freskët dhe i përtërirë. Unë githashtu kisha një perspektivë të re jo vetëm për biznesin, por dhe për jetën time.

Konkluzioni

Mungesa e Wi-Fi më ndihmoi të relaksohesha, të karikohesha dhe të mos e vrisja shumë mendjen. Gjithashtu më ndhmoi të bëja gjërat më të rëndësishme.

Për këtë arsye unë do të provoj të shkëputem nga interneti të paktën një fundjavë në muaj. Nëse ishte aq efektive gjatë udhëtimit, sigurisht që do të jetë edhe në shtëpi.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 8 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

Evente

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

ICT Youth Camp

Qershor 5, 2017
në orën 10:00 - 8 Qershor në orën 13:00

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00