Si të nisësh biznesin tënd?

Të marrësh borxh apo të mbledhësh fonde? Si të nisësh biznesin tënd?


Po mendoni të nisni një biznes? Ndonëse mund t’ju tundojë ideja e braktisjes së punës që bëni përditë, mund të mos jeni ende gati për të hequr dorë nga një punë full-time.

“Të ndjekësh pasionin tënd është sa e rëndësishme, aq edhe aventurë e kushtueshme,” ka thënë bashkëthemeluesi i medias LittleThings. “Para se ta gjeni veten në borxhe ndërsa kërkoni të hidhni themelet e biznesit tuaj, minimizoni riskun financiar duke qenë ende të punësuar në një punë stabël.”

Në një ekonomi të trazuar globale, ku punësimi nuk është i sigurtë dhe frika për të humbur punën nga momenti në moment është e pashmangshme, nuk mund ta mohojmë se pjesa dërrmuese e individëve kërkojnë të vënë në jetë një ide të re dhe të drejtojnë idenë e tyre drejt suksesit, të qenë të tunduar nga ideja e pavarësisë financiare.

Të marrësh borxh apo të mbledhësh fonde? Si të nisësh biznesin tënd?

Por gjetja e fondeve, sigurisht që mbetet sfidë, më e madhja për çdo sipërmarrës. Të marrësh kredi, të mbledhësh fonde nga rrjetet online ose të pranosh investime, cilado qoftë rruga që zgjedhin sipërmarrësit, ata kanë patjetër nevojë për burime të jashtme që do ta bëjnë ëndrrën e tyre për biznes, realitet.

Ekzistojnë shumë mënyra për të financuar një biznes.

Vetëfinancimi

Disa sipërmarrës zgjedhin të vetëfinancojnë operacionet e biznesit të tyre, duke i investuar nga xhepi i tyre paratë. Kjo njihet si mënyra e financimit me burime të brendshme, e cila mbetet edhe më tradicionalja edhe për biznesin shqiptar. Duke mbetur te kjo e fundit, mbase shqiptarëve kjo metodë u krijon besimin se mund ta kontrollojnë vetë biznesin e tyre pasi kerkojne të shmangin ndërhyrjet dhe vendimet ti marrin vetë. Skepticizmi që kemi trashëguar edhe nga vitet e gjata të diktaturës se do jemi të zotë ta çojmë përpara sipërmarrjen me ‘forcat tona’ bën të veten.

Megjithatë edhe mungesa e informacionit dhe vëmendja e munguar ndaj sektorit të nismave të reja të sipërmarrjes e kanë ngujuar sipërmarrësin shqiptar t’u drejtohet burimeve të brendshme për të hedhur gurin e parë të themelit të biznesit.

Avantazhi i kësaj metode është mungesa e aksionerëve pretendentë mbi kapitalin apo që kërkojnë ndryshimin e kahut ‘të lundrimit të anijes’.

Problemi qëndron se buxheti i biznesit diktohet nga financat e tua personale. Këta lloj sipërmarrësish janë në ndjekje edhe të qindarkës së fundit të investuar në biznes dhe pa aftësitë e duhura menaxheriale dhe financiare, mund të përfundojnë duke e gjetur veten në probleme serioze.

Mbledhja e fondeve

Sipas DesMarteau gjetja e një investitori mund të jetë një lëvizje strategjike më e mirë që do ta ndihmonte biznesin tuaj të rritet. Ajo që sjellin investitorët në tryezë ndonjëherë është më shumë se vetëm kapitali; ata kanë lidhje biznesi, kapacitete prodhimi, ekpertizë në shpërndarje etj; operacione te të cilat ju nuk do të kishit akses me mjete të tjera. Mundësisht mund të marrësh shuma më të mëdha parash nga një investitor me kapital fillestar sesa nga një kredi, nëse është ajo për të cilën ka nevojë biznesi yt.

Por ekziston edhe crowdfunding. Çfarë është crowdfunding?

Sipas përkufizimit të Wikipedia-s, “Crowdfunding” është praktika e financimit të projekteve apo nismave sipërmarrëse duke mbledhur kontribute monetare nga një masë e gjerë njerëzish, në mënyrë tipike nga Interneti. Pra, është një formë alternative financimi, e cila lindi jashtë konceptit tradicional të fiancimit në sistemin finaciar.

Aktorët që marrin pjesë në trekëndëshin e “crowdfunding” janë:
• Ideatori fillestar i projektit i cili propozon idenë që kërkon të financohet;
• Individët ose grupet e interesit që e mbrojnë idenë;
• dhe platforma që bën të mundur takimin e dy palëve.

Termi u përdor për herë të parë në Gusht të 2006-ës nga Michael Sullivan.

Nëse i hyni rrugës së mbledhjes masive të fondeve, barrierat e hyrjes do të jenë shumë herë më të ulëta se sa të marrësh një kredi. Shpeshherë marrja e kredisë i nënshtrohet një proçesi të gjatë apikimesh dhe verifikimesh nga ana e institucionit përkatës deri në miratimin e kredisë, proçes herë-herë edhe burokratik.

Një rrugë më e shkurtër ndodhet vetëm disa klikime larg: startimi i një fushate online të mbledhjeve të fondeve! Është një zgjidhje e zgjuar kur ju duhen sasi më të vogla parash megjithëse nuk ju garantojnë sukses.

Një nga disavantazhet më të mëdhaja të mbledhjes së fondeve është se duhet të heqësh dorë në mënyrë parciale nga pronësia. Mundësisht investitorët mund të përfitojnë një pjesë të madhe të përfitimeve dhe kjo do t’ju kushtonte më shumë se sa marrja e një kredie.

Pavarësisht se pjesëmarrësit në platformat e financimit online nuk do të kërkonin ‘hisen’ e tyre, shifrat e suksesit të tyre janë në përqindje më të ulëta.

 

Nëse ju nevojiten disa Këshilla për Financimin e Biznesit tënd, lexoni artikullin Këshilla për financimin e biznesit tënd

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0