Përditësuar së fundmi: 24/03/2017

Tashmë në Instagram bizneset mund të shtojnë një buton për të lënë takime

nga Anerola Torollari
Mar 24, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Instagram po bëhet një konkurent i fortë i Yelp pasi në një lajmërim të fundit ka thënë se ka arritur tek bizneset, të cilat reklamohen në këtë platformë.

Por tani Instagram vjen më një risi të re.

Aplikacioni tani ju lejon që me anë të shtypjes së një butoni të mundësoni një takim me cilindo biznes që doni.

Në qoftë se doni një prerje flokësh, me anë të opsionit “Book” në profilin e një berberi së shpejti do mund të zgjidhni një stil flokësh që doni dhe gjithashtu edhe kohën e vizitës.

Gjithashtu ka edhe një seksion për pagesën dhe çmimet.

Në fakt ky është niveli më i lartë i ndërveprimit ndërmjet përdoruesit dhe biznesit në këtë platformë.

Më në fund Instagram nuk do të jetë thjeshtë një vend në të cilin mund të gjeni një vend të mirë për të pirë kafe, por tani edhe mund ta porosisni një të tillë.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.