Studimi: Reklamimi i lojerave online, i rendesishem sa ai ne TV - Business Magazine Albania

Studimi: Reklamimi i lojerave online, i rendesishem sa ai ne TV


Dy te tretat ose 67 % e te rriturve ne UK jane te interesuar per cilesine e reklamimit te industrise se lojrave te fatit online ndersa vetem nje ne pese vete besojne se kompanite e lojrave te fatit qellojne audiencen e duhur, nje kerkim studimor i ri ka zbuluar se fundmi.

Bazuar ne pergjigjjet e marra nga rreth 2,000 te rritur ne kete shtet, perfshire 604 lojtare aktive apo ish-lojtare online te lojrave te fatit, raporti i “Bettling on Digital”, i pergatitur nga analistet dixhitale te IgnitionOne dhe kompania kerkimore, ComRes gjithashtu kerkoi mendimet e 11 specialisteve te marketingut nga ky sektor. 

Ashtu sic raportohet nga Marketing, studimi identifikoi nje mosrakordim te caktuar midis pikepamjeve te specialisteve te marketingut dhe konsumatoreve sidomos sa i takon rendesise se pergjegjesise sociale korporative dhe gjithashtu trendit drejt luajtjes se lojrave te fatit nepermjet telefonit celular.

Specialistet e marketingut besonin se televizioni mbetet i rendesishem si nje mjet per ndertimin e nje ndergjegjesimi te forte rreth brandit. Por ende nje cerek ose 24 % e konsumatoreve, te cilet jane aktive apo ish lojtare online  te lojrave te fatit, thone se reklamimi online ishte njesoj i rendesishem.

Faktore te tjere qe ndikonin kete grup te pyeturish perfshine eksperiencen e lehte per te luajtur lojera te tilla (73 %), cilesine e lojes (69 %) dhe perhapjen e fjales per to (43%).

Ne te njejten menyre, shume nga specialistet e marketingut nuk besonin se konsumatoret e lojrave te tilla interesoheshin shume per famen sociale te brandit. Ende 40 % e konsumatoreve thane se ato do te donin me shume te vendosnin nje bast me nje kompani qe financiarisht kontribuonte drejt kerkimeve, arsimimit apo trajtimit te problemit te kumarit.

“Nje segment i fuqishem i popullesise britanike luan lojera fati online dhe ato qe u pyeten thane se cilesia e produktit ishte me e rendesishme ne percaktimin e perzgjedhjes se faqes se internetit qe ato perdornin ne krahasim me reklamimin,” thote Simon Hayes, MD i IgnitionOne.

“Reputacioni i brandit dhe politikat e pergjegjesise sociale korporative te nje brandi jane faktore te medhenj kur vjen puna tek perceptimet pozitive midis konsumatoreve,” tha ai.

Studimi gjithashtu arriti ne perfundimin se 67 % e te rriturve ne UK ishin te interesuar per sasine e reklamimit te kompanive qe ofrojne lojera fati online ndersa rreth 21 % ishin dakort se reklamimi i tyre qellonte audiencen e duhur.

Midis gjetjeve te tjera, raporti konfirmonte se National Lottery (Lotaria Kombetare) eshte forma me popullore e kumarit per te rriturt ne UK (58%) e ndjekur nga bingo (45%), garat me kuaj (44%), baste te tjera  sportive (42%) dhe kazino (36 %). 

Te dhenat u moren nga Marketing. Perpunuar nga stafi i Warc. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0