Strategji për t’u “mbrojtur” online

Strategji për t’u “mbrojtur” online


Nëpërmjet konveniencës së teknologjisë dhe rrjeteve sociale, çdo person i cili është i interesuar në njëfarë mënyre për ty (punësim, punë vullnetare etj.) mund të marrë shumë informacione rreth së shkuarës suaj nga këto platforma. Koha kur njerëzit nuk kanë ditur ta shfrytëzojnë këtë mjet ka ikur tashmë. Nëse jeni të prirur për të zbuluar shumë nga detajet e jetës suaj private online, kjo mundt’ju shkaktojë probleme. Çfarë janë duke thënë online për ty në këtë moment njerëzit? Dhe si mund ta mbroni ju imazhi tuaj nga ky moment e në vazhdim?

1. Prezantojeni mirë veten tuaj

• Ndërtoni profile të denjë. Kurdoherë që i bashkoheni një rrjeti, përdoreni gjithmonë atë për të treguar më të mirën e vetes suaj. Shkruani profilet me kujdes, duke theksuar ato gjëra që ju i konsideroni më të rëndësishmet dhe që do donit që edhe të tjerët t’i dinin për ju. Jini konsistentë dhe përditësoni profilet ndërsa gjërat ndryshojnë me kohën.
• Shmangni gabimet e drejtshkrimit. Korrigjoni çfarëdolloj postimi ose rezymeje para se ato të postohen online. Në pjesën më të madhe të rasteve, punëdhënësit ngrysin “vetullat” dhe refuzojnë punësimin tuaj nëse përmbledhjet tuaja dhe të tjera aplikime janë të mbushura me gabime.

2. Më mirë reflektoni se sa të reagoni

Strategji-për-t’u-“mbrojtur”-online-businessmag

Mendoni para se të klikoni. Konsideroni se çfraë efektesh ka një status i thjeshtë ose blog në termat afatgjatë. Gjithmonë bëji këto pyetje vetes: “Si do të ndihej shefi im, prindërit, dhe partneri/ja me këtë gjë që po postoj?”, pasi në shumicën e rasteve shanset janë që këta do ta hasin postimin tuaj.

3. Mbajini gjërat private

Strategji-për-t’u “mbrojtur”-online-businessmag

Modifikoni privatësinë dhe të dhënat e kërkimit në Facebook, Twitter, LinkedIn dhe në rrjete të tjera sociale. Sigurohuni që vetëm miqtë tuaj me të cilët nuk e keni problem të ndani materiale të ndryshme mbi jetën tuaj personale do të kenë akses në këtë informacion.

4. Kontrolloni reputacionin tuaj online

Strategji-për-t’u-“mbrojtur”-online-businessmag

Kërkoni për veten tuaj. Eshtë shumë e rëndësishme që të gjurmoni për “famën” tuaj online pasi kjo mund të ketë ndikim në marrëdhëniet tuaja potenciale të punësimit, pranimit në universitete dhe shumë të tjera. Ekzistojnë shumë shërbime online që mund të gjurmojnë gjurmët e komenteve tuaja (forumet, mesazhet, blogjet etj.), të kontrollojnë reputacionin në Tëitter, të kërkojnë blogjet nën emrin tuaj. Këto janë faqe që tregojnë se kur njerëzit kanë kërkuar për ty ose kanë bërë pyetje për ty. Fokusohuni në atë që ju e dini që jeni më aktivë (rrjet social, blog etj.), dhe më pas përpunoni strategjinë e gjurmimit sipas sugjerimeve të sipërpërmendura.

Për artikuj të ngjashëm mund të lexoni edhe: Si të mbani “të pastër” reputacionin tuaj online?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0